1.
“Ish i dashuri im më propozoi ndërkohë që priste ta arrestonin. Ai më çoi diku ku kishte planifikuar gjithë propozimin. Vendi ishte pronë private, por unë s’dija asgjë. Një polic erdhi papritur dhe tha se i duheshin emrat tanë. Fatkeqësisht i dashuri im asokohe kishte një urdhër arresti dhe kur policët e panë, e vendosën në pranga. Kur filluan ta kontrollonin i gjetën unazën dhe e pyetën çfarë kishte në plan të bënte. I tha se ishte gati për të më propozuar mua. Ata e lanë të më propozonte me pranga në duar pastaj ikën për të më lënë vetëm në atë vend të huaj. S’mund të them se ishte momenti im më i mirë.”
2.
“Kisha planifikuar në mënyrë sekrete për t’i propozuar partnerit tim. Një ditë para se t’ja thoja unë, më tha ai mua. Përgjigja ime ishte: “Jooo, unë do të të propozoja nesër.” Ditën e parë e konsideruam veten gjysmë të fejuar pasi plotësisht të fejuar u quajtëm kur përfundoi dhe radha ime e propozimit.”
3.
“Një prej mësuesëve të mi më ka treguar se i propozoi gruas në një plazh të San Diego-s. Çfarë ai nuk dinte ishte se ndodhej në një plazh nudo. Pjesa tjetër është histori.”
4.
“Burri im kishte menduar të më çonte për darkë në lokalin ku bëmë takimin e parë. Isha shumë e emocionuar sepse e prisja çfarë do të ndodhte. Pastaj asgjë. Atë e kapi paniku dhe u kthyem në shtëpi. Gjithë kohës ishte konfuz. Kur arritëm, dëgjoj një ulërimë nëpër shtëpi: “A do martohesh me mua”. Sigurisht që thamë po dhe u puthëm. Ishte mrekulli.”
5.
“Po kthehesha në Chicago pas 6 muajsh jashtë dhe mendoja që ishte koha perfekte për t’më propozuar. Planifikova gjithë skenën. Bleva rroba të reja për të dy, dolëm për një darkë të mirë dhe prisja momentin e madh. Nuk ndodhi asgjë! Kishte gjithçka gati dhe nuk tha asgjë. Kur u kthyem në shtëpi më tha si pa të keq: “Doje që sot të të propozoja apo jo?” Në fakt propozimi i vërtetë ndodhi 1 vit më vonë në kuzhinë.”
Burimi: BuzzFeed.anabel