Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zbërthehet rrjeti i trafikut nigeriano-shqiptar/ Si transportohej mari juana nga Evropa Lindore drejt Romës

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Zbërthehet rrjeti i trafikut nigeriano-shqiptar/ Si transportohej mari juana nga Evropa Lindore drejt Romës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjeti i trafikut të drogës në vlerë 2 mln euro me nigerianë dhe shqiptarë që transportonin marijuanë nga Evropa Lindore drejt Romës është zbërthyer nga policia italiane.

Sipas medias italiane, protagonistët e kësaj skeme janë dy drejtuesit e organizatave kriminale Geraldo Bejaj dhe Sule Momodu, të dy në të tridhjetat që sundonin rrjetin që menaxhonte trafikun e drogës në të gjitha anët e vendit.

Njëri u tha njerëzve të tij: “Tre kilogramë menjëherë”. Dhe tjetri, në kthim, pasi mori mesazhin përmes korrierëve të ndryshëm u përgjigj: “Nuk ka problem”.

Në këtë pakt nuk ka asnjë gjurmë të Cosa Nostra, Camorra apo Ndranghetas.

Në javët e fundit prokuroria e Romës i drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv /prokurores Nadia Plastina e cila koordinoi dy vjet hetime nga karabinierët dhe mbi masat e miratuara nga Gip Nicolò Marino, urdhëroi arrestimet për 52 personat që i përkisnin këtij bashkëpunimi nigeriano-shqiptar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nga përgjimet gjurmimet dhe raportimet, është zbuluar se si menaxhohej trafiku nga kjo marrëveshje. Dhe përtej arrestimeve të bëra për një vlerë prej rreth 2 milion euro droge, dyshimi i gjyqtarëve është se është vetëm maja e ajsbergut.

Sule Momodu, sipas zyrës së prokurorit ka menaxhuar furnizimin jo vetëm në Romë, por edhe në Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli.

Ndërsa Bejaj konsiderohet nga hetuesit si pika e kontaktit për dërgesat në Romë, Venecia, Verona dhe Firence.

Ky hetim nisi në vitin 2018 nga disa arrestime të bëra në Romë “në zonën që përfshin stacionin hekurudhor Romë-Tiburtina dhe stacionin e autobusëve Tibus, të vendosur në Via Largo Guido Mazzoni”.

Të gjithë të dyshuarit shqiptarë si pjesë e këtij rrjeti janë nga Vlora. Droga bëhej gati, me të njëjtin paketim me shirit ngjitës me ngjyra të ndryshme për të dalluar paketimet bazuar në sasinë e lëndës narkotike. Çmimi fiks për tregtarët si kompensim është 50 euro për çdo kilogram të shitur.

Mafia nigeriane është akoma e pranishme në të gjithë Evropën dhe madje edhe përtej oqeanit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Origjinat e organizatës janë të lidhura me flukset migratore të qyteteve të Benin City dhe Lagos.

Shoqata është e ndarë në grupe, disa prej të cilave tani janë të vendosura në Itali, të tilla si vëllazëria e quajtur “Eiye”, e degëzuar në Italinë Veriore .

Ndër strukturat kriminale me origjinë afrikane, ajo nigeriane, e formuar nga qeliza të ndryshme kriminale të pavarura dhe me struktura operacionale të diferencuara të vendosura në Itali dhe në vendet e tjera evropiane dhe jashtë-evropiane, është shumë e përhapur. Të hysh në “Eiye” duhet domosdoshmërisht t’i nënshtrohesh një riti të vërtetë inicimi që konsiston në rrahje nga partneri aspirant.

Përveç Venetos, disa hetime kanë treguar kohët e fundit praninë e këtij klani në Torino, Lombardi dhe gjithashtu në Sardenjë. Nga ana tjetër, në jug, mbizotërojnë grupet e lidhura me vëllazërinë “Sëpata e Zezë”, të lindur në Benin City.

Baza kryesore operacionale e këtij grupi ishte e vendosur në Castel Volturno: përgjatë bregdetit Domitian, disa klane nigeriane organizojnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe prostitutave.

“Sëpata e zezë” është gjithashtu e pranishme në Siçili, veçanërisht në zonën e Palermos. Në kryeqytetin sicilian ata kanë gjithashtu një bazë në qendrën historike, brenda tregut Ballarò.

Më vonë klani u identifikua në atë të “Maceve të Zeza”. Ata bënë tatuazh macen në njërën shpatull dhe shenjat në bark janë rezultat i ritualit të përkatësisë.

Ato janë evolucioni i mafies nigeriane, një nga “mafiet më të rrezikshme, agresive dhe më të përhapura të mafieve transnacionale”./tch

Pas

Gjeni me këtë provë se çfarë po përjeton shpirti juaj tani!

Para

Parashikimi i motit/ Zbuloni surprizat e së enjtes, ja sa do të shkojnë temperaturat

Para
Parashikimi i motit/ Zbuloni surprizat e së enjtes, ja sa do të shkojnë temperaturat

Parashikimi i motit/ Zbuloni surprizat e së enjtes, ja sa do të shkojnë temperaturat

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora