• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

U dënua me 2 vjet burg/ Llalla flet për herë të parë: Vendimi është marrë jashtë sallës së gjyqit, s’kam bërë asgjë!

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
U dënua me 2 vjet burg/ Llalla flet për herë të parë: Vendimi është marrë jashtë sallës së gjyqit, s’kam bërë asgjë!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, tha në Çim Peka Live se vendimin për dënimin me burg e priste. Ai tha se vendimi është marrë jashtë sallës së gjykimit prej kohësh

Zoti Llalla, Gjykata e shkallës së parë Kundër Korrupsionit ju dënoi pak ditë më parë me dy vjet burgim, 5 vjet qëndrim jashtë funksioneve publike dhe konfiskimin të pasurisë tuaj. Një pyetje si fillim- Si u ndjetë, pasi ju keni qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme për 5 vjet dhe a e prisnit këtë vendim?

Të jem i sinqertë, një vendim të tillë e prisja. Është një vendim që u mor jashtë sallës së gjykimit, prej më shumë kohësh, hetimet e nisura ndaj meje, edhe përpara se prokuroria të niste hetimet, dukej se një vendim i tillë ishte marrë dhe u formalizua në sallën e gjykimit. Normalisht nuk ndihem mirë. Nuk ka si ndihet mirë një njeri që është dënuar për një vepër që nuk e ka kryer. Por krahas vetes ndjej se sistemi i drejtësisë po shkon drejt një modeli tjetër të zhvillimit, ku në shumë raste vendimmarrjet merren jashtë sallën së gjykimit për të plotësuar tekat, dëshirat, mllefet e individëve të caktuar.

Një vendim të tillë e prisnit në sallën e gjyqit, por ditën që jeni emëruar kryeprokuror, a ke menduar ndonjëherë se do të dënoheni për korrupsion dhe ish-kryeprokurori, apo prokurori Adriatik Llalla do të jetë një ditë i burgosur?

Hetimet ndaj meje filluan për korrupsion dhe për disa vepra të tjera penale. Nuk u la veprim hetimor pa u bërë për të verifikuar nëse kishte korrupsion apo jo. Përfundimi ishte se prej meje, akuza mendoj se shkoi në mos deklarim të pasurive dhe për asnjë vepër tjetër penale. Vepër për të cilën jam edhe dënuar në pritje për të ndjekur ecurinë e mëtejshme të procesit.

Në momentin që jeni zgjedhur si kryeprokuror, a keni menduar se një funksion i tillë ka edhe rrisqe të tilla?

Normalisht këto janë kostot e pushtetit, por në bindjen time, punën time ka qenë gjithmonë i sigurtë që nuk ka pasur asnjë veprim të kundërligjshëm, aq më tepër për korrupsion, apo vepra të kësaj natyre.

Jeni i bindur se nuk keni kryer korrupsion, por gjykata arriti në përfundimin se ju keni fshehur pasurinë ne 3 raste, cilat janë këto raste dhe provat që mori për bazë gjykata?

Do të bëj një përmbledhje të asaj çfarë aludohet në lidhje me pasuritë e mia. Bëhet fjalë për një apartament banimi 60 metra2 në qytetin e Durrësit, 22 mijë metër2 tokë arë në një fshat të largët të Tiranës dhe kati i 3-të i banesës ku unë jetoj prej mëse 20 vitesh. Sipas akuzës edhe më pas të gjykatës, asnjë prej meje nuk pati pretendime nëse këto pasuri ishin deklaruar, prona që unë i kam dhe i kam deklaruar. Pretendimi i akuzës është se nuk është deklaruar vlera reale e ndërtimit të këtyre pronave. Akuzë që e bazojnë vetëm në një akt ekspertimi teknik e kryer nga një eksperte e zgjedhur nga prokurori, pa kryer asnjë veprim tjetër hetimor. Kjo u mor përbazë dhe mbi bazën e këtij ekspertimi gjykata arriti në konkluzionin që unë kam kryer këtë vepër penale. Akt të cilin unë realisht është kryer në mënyrë të njëashme dhe në provat e reja që dolën gjatë gjykimit, e sillte të domosdoshme kryerjen e një akti tjetër ekspertimi. Gjykata nuk mori në konsideratë vetëm me qëllimin që ti referohen këtij akti që në përfundim të gjykimit të gjindej shkaku që të më deklaronte fajtor.

Pra janë 3 raste. Një apartament në Durrës, tokë në një fshat të Tiranës dhe kati i 3-të i banesës. Ju thoni se i keni të deklaruara. Nuk i justifikojnë të ardhurat tuaja këto pasuri?

Këto pasuri janë të siguruara nga burime të ardhurash legjitime, të verifikuara, kontrolluara prej 3 vitesh nga hetimi. I vetmi pretendim në rastin tim, bazohet në rastin e rivlerësimit, në bazë të të cilit pretendohet se këto prona kanë vlerë më të lartë dyfish se sa i kam deklaruar unë./syri

Pas

Me lot në sy, Shqipja rrëfen dhunën nga ish bashkëshorti: Më kanë rrahur dhe familjarë të tij

Para

Komshi me Damian Gjiknurin? Llalla: Nuk di që ai të jetë hetuar…

Para
Komshi me Damian Gjiknurin? Llalla: Nuk di që ai të jetë hetuar…

Komshi me Damian Gjiknurin? Llalla: Nuk di që ai të jetë hetuar...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar