• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Turqi: Ku kanë shkuar 128 miliardë dollarë?

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Turqi: Ku kanë shkuar 128 miliardë dollarë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Prej javësh partia opozitare turke, CHP nuk heq dorë. Me sloganin “Ku kanë shkuar 128 miliardë dollarë”, ajo kërkon me këmbëngulje nga qeveria turke sqarime për shitjen jo transparente të rezervave të valutës në vlerë miliardëshe, të inciuara nga partia konservatore-islamike, AKP. Ankaraja zyrtare u përpoq shumë që kjo temë të mos mbërrinte në publik.

Por CHP pa u lëkundur e konfrontoi qeverinë turke me kërkesa se ku kanë shkuar këto para. Presidenti Erdogan dhe qeveria tani janë hedhur në kundërsulm. Të enjten (06.05.) nga twitter i AKP u publikua një video që u përhap me shpejtësi në internet, ku në formë filmi vizatimor satirizohet partia opozitare, CHP dhe shpallet gënjeshtare. Shihen figura të partisë që i shërbejnë një “makine të gënjeshtrës”, që rregullisht prodhon të pavërteta.





Politikë financiare në fshehtësi

Türkei Präsident Recep Tayyip Erdogan
Pikënisja e këtij debati mes dy partive më të mëdha turke është shitja e rezervave të valutës. Parimisht bëhet fjalë për një mjet legjitim të një Banke Qendrore për të baraspeshuar lëkundjet e valutës apo stabilizuar monedhën kombëtare. Por partia opozitare e akuzon qeverinë turke këtë herë për mungesë të transparencës. Një arsye e fortë për CHP të gjurmojë: socildemokratët e futën në axhendën parlamentare zhdukjen e 128 miliardë eurove, por nuk morën përgjigje nga qeveria turke. Por ata nuk u tërhoqën dhe nga parlamenti e çuan këtë temë në rrugë me banderola të mëdha të vendosura në fasadet e ndërtesave turke ku shkruhej “Ku janë 128 miliardë euro?”

Qeveria ofroi deklarata kundërthënëse

Për shkak se presioni publik u bë shumë i madh, qeveria konservatore turke duhej të përgjigjej. Këto valuta nuk janë zhdukur apo janë përvetësuar, por janë përdorur për luftimin e pandemisë së coronës dhe baraspeshimin e lëkundjeve të valutës, siguroi presidenti turk në shkurt. “Paraja është qarkulluar mes aktorëve të ekonomisë dhe qytetarëve tanë pra ka ndërruar vetëm vend”, tha Erdogan para dy javësh. Dy përgjigje që në opinion janë parë si kundërthënëse.

Opozita e akuzon qeverinë dhe Erdoganin se kanë shitur në mënyrë ilegale valutat. Një dyshim që për opozitën përforcohet, sepse shitja e valutave të rezervës nuk u bë si pritet nga Banka Qendrore, por nga Ministria e Financave, ministria në kohën e shitjes drejtohej nga dhëndri i Erdoganit, Berat Albayrak.

128 miliardë dollarë -simbol i krizës ekonomike

Ekspertë të ekonomisë janë të mendimit, që paratë janë shpenzuar, për të zgjidhur problemet e ekonomisë turke. Eksperti dhe kolumnisti, Baris Soydan mendon, se një shitje e tillë u krye në vitin 2019 për të rritur lirën turke krahasuar me dollarin para zgjedhjeve lokale. Si atëherë edhe tani ekonomia turke ndodhet në një krizë të fortë. Sipas Soydan vendimi për shitjen ishte një gabim i rëndë. Ekonomia turke është futur edhe më thellë në krizë. “Ata shitën valutat që të mos rritet dollari. Por dollari është rritur.” Pranda shitja në vlerë 128 miliardë dollarë ka qenë shpërdorim, thotë Soydan. 128 miliardë dollarë janë kthyer në “simbol të krizës ekonomike, në të cilën Turqia ndodhet prej kohësh”, thotë profesori i ekonomisë Erinc Yeldan në Universitetin e Stambollit, Kadir-Has. “Pse ky transaksion u krye pas dyerve të mbyllura është një pyetje e rëndësishme”, thotë Yeldan.

Kreu i opozitës, Kemal Kilicdaroglu pas publikimit të filmit saitirik kundër opozitës u shpreh se ai ende nuk ka një përgjigje të qartë, se çfarë ka ndodhur me 128 miliardë dollarët./DW

Pas

Rama: Asnjë i sëmurë me virusin, nuk është paraqitur në spital në 24 orët e fundit

Para

Grabitja të rruga e Kavajës, gjykata jep masën e sigurisë për njërin nga të arrestuarit

Para
Grabitja të rruga e Kavajës, gjykata jep masën e sigurisë për njërin nga të arrestuarit

Grabitja të rruga e Kavajës, gjykata jep masën e sigurisë për njërin nga të arrestuarit

Të Gjitha

Ku ndodhet Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme për botën

Ku ndodhet Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme për botën

nga Fast News
10:10 | 23/06/2025
0

Serbia pranon paratë e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Serbia pranon paratë e para nga Plani i Rritjes i BE-së

nga Fast News
10:04 | 23/06/2025
0

Pesë drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

Pesë drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

nga Fast News
09:42 | 23/06/2025
0

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

Recent News

Ku ndodhet Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme për botën

Ku ndodhet Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme për botën

10:10 | 23/06/2025
Serbia pranon paratë e para nga Plani i Rritjes i BE-së

Serbia pranon paratë e para nga Plani i Rritjes i BE-së

10:04 | 23/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar