Sot 17 maji shënon ditën botërore kundër homofobisë.
Ashtu si çdo vit tjetër, organizatorët kanë menduar që të valëvisin flamurin e ylberit të LGBT në mes të sheshit “Skënderbej” në Tiranë.
Pjesëtarë të shumtë të këtij komuniteti ngrenë zërin për të kërkuar të drejtat e tyre dhe të pranohen nga shoqëria.
Mes të pranishmëve ishte edhe Drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të fëmijëve, Altin Hazizaj i cili tha se ndonëse Shqipëria në çdo fushë ka përparuar ky komunitet vazhdon të jetë i paragjykuar.
Bazuar në një raport Hazizaj thotë se komuniteti LGBT vazhdon të vuajë diskriminim dhe dhunën nga e gjithë shoqëria.Teksa, shtoi se organet shtetërore duhet të marrën masa për ti ofruar këtij komuniteti një punë dinjitoze.
“Komuniteti vazhdon të vuajë diskriminimin, dhunën, jo vetëm nga familja por edhe nga shoqëria.. Krimet e urrjetjes mbeten problem. Nëse do të shikoni në copëza komunitetin, është komuniteti trans më i paragjykuari. Komuniteti transgjinor vazhdon të mbijetojë falë prostitucionit. Ne nuk i kemi dhënë asnjë mundësi që të gjejnë një punë dinjitoze. Raporti vë në dukje çështjen e msave shtetërore që vazhdojën të jenë të mangat. Tirana është më e rehatshme të jesh gay dhe lezbike, pjesa jashtë Tiranës vazhdon të jetë qendra ku ka diskriminim”, tha Hazizaj.