• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Sollëm arritje të madhe për demokracinë” Basha vijon takimet për fitoren: Jemi më të fortë, nuk u lëkundëm para presioneve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Sollëm arritje të madhe për demokracinë” Basha vijon takimet për fitoren: Jemi më të fortë, nuk u lëkundëm para presioneve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvillur një takim me demokratët në Mat dhe Bulqizë.

Krahas demaskimit të asaj që e cilëson si masakra zgjedhore e 25 prillit, kërkoi unifikimin e të djathtëve për të vijuar rrugën në sjelljen e ndryshimit.

Lideri i opozitës shtoi se zëmerata duhet të jetë burim i forcës së tyre dhe nuk duhet të hedhin poshtë atë që kanë krijuar por të vijojnë betejën ndaj qeverisë.

Fjalimi i mbajtur në Mat

Mirë se ju gjejë zonja dhe zotërinj. Mirë se ju gjejë vëllezër dhe motra matjanë. Së pari  dua tju falënderoj nga zemra që ndodhemi së bashku në këtë sallë plot një muaj pas një beteje të jashtëzakonshme, të paprecedentë dhe të përmasave të pabarazisë për të cilat do të hyjnë në historinë 30 vjecare të pluralizmit. Padiskutim, ju demokratët e Matit, demokratët e Shqipërisë Partia Demokratike u fut në këtë proces e vetëdijshme që po futej në një proces të pabarabartë. Një betejë që nuk kishte asnjë lidhje me rregullat e demokracisë. Ne u futëm në një betejë, përballë një kundërshtari politik i cili e trajtoi procesin zgjedhor si një masakër elektorale të përgatitur në detaje nga momenti i parë deri në momentin e fundit.

I cili përdori kundër qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti demokratëve  të gjithë arsenalin e shtetit, të buxhetit, të parave të korrupsionit, të bandave kriminale dhe të favoreve tjera të cilat ju i dini fare mirë dhe nuk ka nevojë t’i rreshtoj këtu, që nga tolerimi me kusht i rritjes së bimëvë narkotike, tek tolerimi me kusht i ndërtimeve pa leje, tek legalizimet për vota, tek blerja e mjerimit që ka mbjellë në sofrat Matjane për një  grusht parash e gjithçka tjetër. Po kështu shoh në sytë tuaj zemëratën për këtë padrejtësi që në fakt nuk iu është bërë vetëm demokratëve por Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Por kjo zemëratë duhet të jetë dhe burim i forcës tonë. Mund  të themi se pavarësisht të gjithë asaj që ka ndodhur, shkrirjes së shtetit me partinë, siç e thotë edhe raporti paraprak i OSBE-ODIHR, roli i krimit të organizuar, që dyfishoi numrin e kriminelëve në parlament, ku u hoq një Tom erdhën tre Toma, u hoq një Aqif, erdhën dy Aqifa e kështu me radhë. Ku mbetën  tre të pandehurit e dosjes 339, të cilët mbajnë peng negociatat e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, e kështu me radhë.

Këtu vetë në Mat me dy simbolet e krimit me Malajt e Bashkisë dhe Malajn e një nga protagonistët e dosjes 184, pavarësisht të gjithë kësaj ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë dhe për shqiptarët, duke u bërë më të fortë, duke u rritur dhe duke mos u lëkundur para këtyre presioneve, ne dolëm nga kjo betejë dhe u konfirmuam si forca e vetme morale në vend.

Beteja ishte dizenjuar për të shkatërruar jo thjeshtë vullnetin e shqiptarëve por shpirtin e Partisë Demokratike. Pavarësisht prej pakënaqësive dhe mosmarrëveshjeve, pavarësisht prej pikëpamjeve të ndryshme që është normale që të kemi në një parti të hapur të debatit siç, është partia jonë, jemi ne që prapë se prapë kemi mbi supe misionin e ndryshimit që morëm para shqiptarëve dhe e çuam me 25 prill në një pikë kulminante ndonëse jo finale të betejës tonë.

Në këto kushte të vështira ku gjendet Shqipëria,  pas një procesi që s’i dha asnjë përgjigje pyetjeve të mëdha të shqiptarëve, sepse të vetmit që mund t’i jepnim përgjigje ishim ne, ishit ju që dolët në këtë betejë me forcën e zemrave tona si asnjëherë tjetër që nga 91-shi pa asnjë pushtet, përveç pushtetit të shpirtit, të vlerave dhe të mendjes tonë njësoj si qytetarët, bashkë me qytetarët dhe për qytetarët. Pavarësisht prej të gjitha këtyre diçka është dhe mbetet përgjegjësia jonë dhe shqiptarët s’kanë askund tjetër ku ta kërkojnë, matjanët s’kanë kurrkund tjetër ku ta kërkojnë. Misioni i ndryshimit mbetet misioni i demokratëve, mbetet misioni i Partisë Demokratike.

E pra vëllezër dhe motra kjo diferencë midis përqasjes tonë dhe përqasjes së kundërshtarit bëri të ndodhte diçka që në  kushte të tjera mund të konsiderohej mrekulli. Që  pavarësisht shumëfishimit të terrorit dhe masakrës zgjedhore jo vetëm që nuk na e ulën dot kokën, por përkundrazi sot jemi edhe më të fortë, edhe më të vendosur për ta çuar këtë betejë deri në fund, sepse për demokratët e Matit, të Klosit, Dibrës dhe të gjithë vendit kurrë s’ka qenë i rëndësishëm numri i herëve që kemi rënë, e rëndësishme ka qenë fuqia me të cilën kemi ditur të ngrihemi e të frymëzojmë qytetarët për të na ndjekur në ato beteja dhe ato objektiva ku s’ka asnjë forcë tjetër politike tjetër t’i drejtojë.

Keni qëndruar në krahun tim në shumë prej këtyre betejave, në një 8-vjeçar të mbushur me sfida po ku ne nuk jemi zvarritur, as kemi bërë kompromis me të keqen, përkundrazi jemi përballur. Lidershipi im nuk ka qenë lidership kriminelësh, ka qenë një lidership sakrificash. Ndaj, këtu dua të ndalem për një çast dhe t’ju siguroj që nuk ka fjalë në fjalorin e pasur të gjuhës shqipe që mund të shprehë përmasat e vërteta të mirënjohjes që ndjej në shpirtin tim për sakrificën tuaj si dhe t’ju them se për këtë sakrificë dhe vetëmohim, sa të kem frymë, nuk do të resht të bëj asgjë në dorën time, nuk do të lë asgjë pa bërë derisa çdo pikë djerse e sakrificës tuaj, të shpërblehet. Por me përgjegjësinë që na kanë dhënë shqiptarët, me përgjegjësinë që na kanë ngarkuar demokratët kudo që ndodhen, atë për të sjellë ndryshimin, jam këtu për t’ju kërkuar ndihmën tuaj. Jam këtu për t’ju kërkuar ta vazhdojmë bashkë këtë përballje, ta vazhdojmë bashkë këtë betejë! Natyrisht, të vetëdijshëm se sa më shumë duhet të bëjmë, duke u nisur nga unë dhe sa më shumë të bëjmë, aq më shpejt do t’ia shkurtojmë ditën regjimit.

Fjalimi i mbajtur në Bulqizë

Ta vazhdojmë bashkë betejën krah njëri-tjetrit, me besimin e madh, mos të hedhim poshtë atë që kemi ndërtuar së bashku dhe kjo është ftesa ime ndaj çdokujt që e ka zemrën apo mendjen të turbulluar, është që të mos gjejë arsye apo të krijojë arsye për të rrëzuar atë që keni ndërtuar dhe kemi ndërtuar së bashku deri më sot, falë sakrificës së gjithësecilit prej jush. Ndaj, të diskutojmë nga afër shqetësimet, mendimet, kritikat, rrugëdaljet, nga ana tjetër, le të jemi të qartë se kjo garë e ka dhe një disavantazh. E ka dhe një disavantazh dhe disavantazhi që e njohim fare mirë ne këtu, unë, ju, e njeh dhe kundërshtari ynë. Disavantazhi është që pas kësaj qëndrese të gjatë, ku kemi faktuar vendosmërinë tonë, dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin, fitore të Ramës dhe jo një masakër zgjedhore, mund të japë shkak një përçarjeje të re në gjirin tonë dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë. Kjo është arsyeja se pse në Këshilli Kombëtar, siç e dinë anëtarët e Këshillit Kombëtar ishin këtu, para se të niste ky proces, i bëra një thirrje: “Ndani mendjen, është masakër zgjedhore apo është fitore e Edi Ramës, se në qoftë se nuk është masakër zgjedhore, por është fitore e Edi Ramës, kjo punë nuk bëhet kështu.” Atëherë, unë e jap dorëheqjen këtu, në këtë moment.

Por në qoftë se jemi të gjithë, siç jemi dëshmitarë se kjo është masakër zgjedhore e nje regjimi, atëherë ejani të vazhdojmë betejën deri në fund drejt një stacioni final që është rëzimi regjimit që është fitorja e demokracisë dhe e Partisë Demokratike.

Pas

Test: Zgjidhni një çelës dhe zbuloni se çfarë ju pret në të ardhmen e afërt

Para

Vaj ulliri me kripë dhe trajtimet e tjera për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës

Para
Vaj ulliri me kripë dhe trajtimet e tjera për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës

Vaj ulliri me kripë dhe trajtimet e tjera për pastrimin dhe shkëlqimin e fytyrës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar