Ushtria amerikane ka siguruar videon kur raketa kineze Long March 5B hyri në atmosferën e Tokës për të rënë më vonë në Oqeanin Indian për të mos shkaktuar dëme në zona të banuara.
Raketa e cila shkaktoi panik, frikë dhe ankth tek miliona banorë të planetit tonë hyri në atmosferë në orët e para të mëngjesit, teksa pjesë më e madhe e saj u shkatërrua si paosjë e shpjetësisë së madhe.
Ajo ra në oqean, në një zonë shumë afër Maldiveve. Prej shumë ditësh shumë vende të botës kaluan në gjendje gatishmërie, kjo pasi trajektorja e pasaktë e raketës mund të godiste edhe zona të qytetëruara.
Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan në datën 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, që kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor.
https://www.youtube.com/watch?v=04sbZuFo_8I