Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Po ysht militantët e LSI” Veliaj sulmon ashpër Ilir Metën: Ka pajisur vilat me nga 9 banjo për macen

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Po ysht militantët e LSI” Veliaj sulmon ashpër Ilir Metën: Ka pajisur vilat me nga 9 banjo për macen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia e Tiranës me anë të një deklarate për mediat ka sulmuar presidentin Ilir Meta.

Institucioni që përfaqësohet nga Erion Veliaj, ka komentuar shqetësimin e Kreut të Shtetit përsa i përket një familje në Zall Herr, të cilës do i merret toka pasi qeveria do të ndërtojë një lagje për banorët që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti.

Shqetësimi i familjes Lama u bë publik fillimisht në media dhe menjëherë pas kësaj reagoi dhe presidenti, i cili kujtoi se e drejta e pronës është një nga të drejtat themelore.

Mirëpo bashkia e Tiranës, pretendon se toka në fjalë, rreth 28 mijë metra katrorë, është në pronësi të tyre dhe jo në të familjes Lama, ndërsa këta të fundit thonë se shpronësimi i tyre ka nisur në mënyrë të fshehtë.

REAGIMI I PLOTE:

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Bashkia e Tiranës vëren me keqardhje se Presidenti i Republikës vijon të nxisë, sipas një plani të përcaktuar, shërbëtorë të partisë së tij, për të penguar dhe prishur procesin e rindërtimit në Zall-Herr, duke vonuar me dashje, edhe më tej, futjen në shtëpitë e reja të banorëve të zonës, të cilët po presin me padurim të marrin banesat e tyre.

Aktet e fundit të Presidentit të Republikës minojnë qëllimisht një proces për të cilin, si Qeveria, edhe Bashkia e Tiranës, po e çojnë përpara me sukses, për të strehuar secilën nga familjet e prekura nga tërmeti tragjik i nëntorit 2019.

Yshtja e militantëve të LSI-së, që hiqen gjoja si banorë të zonës, për t’i siguruar Presidentit postimin dhe lajmet e radhës në portale, është e turpshme, kriminale dhe duhet të ndiqet nga organet hetimore.

Familjet e Zall Herrit, të prekura nga tërmeti, do të marrin në pronësi shtëpitë e reja, në një lagje të ndërtuar posaçërisht për ta, me infrastrukturë dhe shërbime model, në tokë që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës, njësoj si banorët e Ndroqit apo Vaqarrit.

Një President, i cili i ka pajisur vilat e tij me nga 9 banjo për macen, por s’ka marrë mundimin të ndërtojë qoftë edhe një shtëpi për një familje nga Zall-Herri, nuk ka asnjë të drejtë të bllokojë dhe pengojë punën për rindërtimin e shtëpive të familjeve të prekura nga tërmeti.

Shqiptarët e dhanë mesazhin e tyre për këtë President në 25 prill, ndaj s’është nevoja dhe nuk do të lejohet që ky të hakmerret ndaj tyre duke u penguar ndërtimin e shtëpive.

Pas

Pandemia/ A do paguhet e plotë tarifa e universitetit këtë vit? Ja si përgjigjet rektori Hoxha

Para

“Aplikoni për të përfaqësuar Shqipërinë” Xhaçka mesazh shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit: Mision historik

Para
“Aplikoni për të përfaqësuar Shqipërinë” Xhaçka mesazh shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit: Mision historik

“Aplikoni për të përfaqësuar Shqipërinë” Xhaçka mesazh shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit: Mision historik

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

nga Fast News
08:30 | 11/04/2026
0

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

nga Fast News
08:00 | 11/04/2026
0

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

nga Fast News
21:46 | 10/04/2026
0

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

nga Fast News
21:30 | 10/04/2026
0

Recent News

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

08:30 | 11/04/2026
Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

08:00 | 11/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora