• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Po hesht” PD akuza SPAK pas kallëzimit për ministren Balluku: Fakte të tjera do publikohen

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Po hesht” PD akuza SPAK pas kallëzimit për ministren Balluku: Fakte të tjera do publikohen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Sot Partia Demokratike ka akuzuar SPAK, Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, se sipas saj po heshtin për të hetuar krimet zgjedhore që kjo forcë politike ka denoncuar që me datë 12 prill.

Me anë të një deklarate për mediat në selinë blu, Belind Këlliçi, tha se SPAK ka në dorë provat e “një operacioni kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve”, si është “përdorur adminsitrata e buxheti i shtetit për blerjen e votës”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI

Provat e manipulimit të zgjedhjeve nga regjimi Rama-Doshi bëhen çdo ditë e më të shumta dhe çdo ditë e më të qarta.

SPAK ka tashmë në dorë provat e një prej operacioneve më të gjera të shndërrimit të shtetit në ingranazh të makinerisë së deformimit të vullnetit të qytetarëve nga ministrja Belinda Balluku.

Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i  burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg.

Në këtë bisedë ka detaje të ndërtesave dhe adresave përkatëse për të cilat shtabet elektorale të Partisë Socialiste urdhërojnë legalizimin e menjëhershëm para zgjedhjeve, në këmbëim të votës.

Aty dalin në pah hartat e banesave, emrat e punonjësve të administratës publike në vënë në shërbim të kësaj skeme kriminale të blerjes së votës, emrat e votuesve, por edhe shumë informacione të tjera.

PD ka bërë kallzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021.
Heshtja e deri më sotme e Spak dhe e prokurorisë për hetimin e këtij krimi zgjedhor, të depozituar javë më parë nga PD, është tregues i qartë se strukturat që kanë për detyrë të hetojnë këto krime nuk po e kryejnë misionin e tyre.

Sot Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i SPAK kanë përpara tyre një krim të dyfishtë, atë të vjedhjes së zgjedhjeve dhe atë të mosveprimit të organit të prokurorisë për të parandaluar e ndëshkuar krimet zgjedhore të provuara. Ky rast flagrant është një provë sesa të përkushtuar janë vërtëtë këto organe për të përmbushur detyrën e tyre, sic pret opinion publik shqptar dhe partnerët tanë ndërkomëbtarë.

Kjo është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe Belinda Balluku janë në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve. Dhe ky nuk është një rast i izoluar por një hallkë në zinxhirin e gjatë të përdorimit të administratës publike dhe buxhetit të shtetit në funksion të blerjes së votës.

Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandat e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim.
Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.

 

Pas

“Luigi mezi po përmbahet ta thotë” Rama vë në siklet Sorecën, por ja si reagon ambasadori

Para

Ç’po ndodh në Portin e Durrësit? Zbarkojnë trupat dhe mjetet amerikane, vjen lajmi: Gjithçka gati (VIDEO)

Para
Ç’po ndodh në Portin e Durrësit? Zbarkojnë trupat dhe mjetet amerikane, vjen lajmi: Gjithçka gati (VIDEO)

Ç’po ndodh në Portin e Durrësit? Zbarkojnë trupat dhe mjetet amerikane, vjen lajmi: Gjithçka gati (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar