• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

 Pacienti: Ku je o punëtori i madh i Shqipërisë, Rama: Ky qenka në formë, përse e mbani shtruar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
 Pacienti: Ku je o punëtori i madh i Shqipërisë, Rama: Ky qenka në formë, përse e mbani shtruar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kreu i qeverisë Edi Rama u ndal vizitoi ditën e sotme një pacient, teksa ky i fundit nuk i kurseu lëvdatat për stafin mjekësor dhe kushtet e spitalit të ri.

Kryeministri nuk e kurseu humorin, teksa tha; “po këtë pse e mbani se ky qenka në super formë”.

“Unë jam i sëmurë o kryeministër po do shërohem po ti të na rrosh, e stafi juaj, këtu qenka fantastik, qenkan florinj, punëtorë e shumë pastërti”, -i tha pacienti.

Rama gjithashtu vizitoi edhe qendrën e rezonancës, ku një pacient me hernie po bënte rezonancë.

“Hernia diskale, qenka si unë se dhe unë e kam”, tha Rama, ndërsa shefi i përgjithshëm i spitalit i tha kryeministrit; “Ua bëjmë që tani rezonancën, kur të doni”, batutë që shkaktoi të qeshura.

Njoftimi i ministrisë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar Spitalin Memorial të Fierit, i cili ka filluar të jetë në shërbim të qytetarëve të të gjithë Rajonit të Jugut.

“Prej disa ditësh Spitali Memorial i Fierit ka filluar funksionimin, pacientët e parë janë shtruar dhe ekipi i mjekëve dhe infermierëve turq dhe shqiptarë janë në simbiozë. Ky spital pritet të ketë mbi 12 mijë të shtruar në vit dhe rreth 2 mijë do të jenë ndërhyrjet krirugjikale të planifikuara”, tha Manastirliu.

Duke folur për zhvillimin e mëtejshëm të Spitalit Memorial, Manastirliu theksoi se do të implementohet edhe Platforma e Digjitalizimit.

“Tashmë kemi një plan se si do të shtrijmë gjithë platformën e digjitalizimit. Në fakt duam që të huazojmë eksperiencën turke sepse kanë një sistem shumë të kompletuar, ku edhe nëndrejtori tashmë na e ka prezantuar. Dhe besoj që do ta aplikojmë së shpejti. Por do të jetë me të vërtetë fantastike sepse bëhet gjithë organizimi i punëve në spital që nga hyrjet në sistem, tek farmaceutika, imazheria dhe të gjitha”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama, ka vlerësuar stafin mjekësor të ardhur nga Turqia, duke u shprehur se ky spital do të shërbejë si një qendër e transferimit të dijes.

“Jam shumë mirënjohës për gjithë personelin turk që ka ardhur. Dhe dua që t’ju them që edhe në diskutimin që kam bërë me Presidentin qysh në fillim kjo nuk është çeshtje thjesht e një spitali, edhe një shërbimi më shumë që nuk diskutohet është shumë e rëndësishme, por është mbi të gjitha transferim i dijes. Edhe në një farë mënyrë misioni juaj është i dyfishtë, edhe për të shërbyer siç bëni zakonisht, por edhe për t’ju përcjellë kolegëve shqiptarë gjithë dijen dhe eksperiencën tuaj. Ne duam që ky spital të jetë si një qendër e transferimit të dijes edhe për spitalet e tjera edhe për personelin shëndetësor në spitalet e tjera”, deklaroi Kryeministri Rama.

Nga data 27 maj Spitali Memorial i Fierit ka hapur dyert për pacientët dhe deri tani janë 100 pacientë që kanë marrë shërbimet në këtë spital, 18 pacientë janë shtruar dhe janë realizuar 2 ndërhyrjet e para kirurgjiikale me sukses. Pacientët janë referuar raste nga qarku i Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital do të aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.

Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

Pas

“Kanë dashur t’i mbyllin gojën”, u ekzekutua me 8 plu mba, shqiptari dyshohet si i përfshirë në vr asjen e gazetarit të njohur  

Para

Regjistrohet numri më i ulët i rasteve të reja me virus në Shqipëri, vetëm 1 humbje jete

Para
Situata nga pandemia/ Rritet sërish numri i  viktimave, ja sa të infektuar ka për një ditë në Shqipëri

Regjistrohet numri më i ulët i rasteve të reja me virus në Shqipëri, vetëm 1 humbje jete

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar