• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Një maskaradë e madhe”, gazetari nxjerr zbuluar Ramën: Po u merr lekët njerëzve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Një maskaradë e madhe”, gazetari nxjerr zbuluar Ramën: Po u merr lekët njerëzve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka demaskuar premtimin e pambajtur të qeverisë në lidhje me faljen e “Tatim Fitimit” për biznesin e vogël.

Ai shkruan se kryeministri Edi Rama sqaroi në prill të vitit të kaluar lehtësimin e barrës tatimore për bizneset e vogla, mirëpo ditët e fundit pas fitores së zgjedhjeve, administrata tatimore po ushtron një presion ndaj biznesit për pagimin e tatim-fitimit të 2020-ës.

Postimi në facebook:
Doli me ze e figura tha eshte falur tatim fitimi i 2020-es per biznesin e vogel. Doli dhe ministria e financave edhe drejtoresha e tatimeve. Sa fituan zgjedhjet, tani po i marrin leket njerezve. Nje maskarade e madhe.

Shkrimi i plotë:
Në 21 prill të vitit të kaluar, kur vendi ishte në kulmin e karantinës pandemike, kryeministri Edi Rama përmes një komunikimi public, sqaroi bizneset se qeveria kishte lehtësuar barrën e tyre tatimore.

“Tatim-Fitimi i të gjitha bizneseve të vogla për vitin 2020 është falur. Por ama, çfarë është paguar dhe do të vazhdojë të paguhet janë sigurimet dhe natyrisht tvsh-ja. Këto do të vazhdojnë të paguhen” deklaroi kryeministri. 

Në atë kohë, procesi i ligjbërjes ishte totalisht kaotik. Shumica e masave ligjore ndërmerrej përmes akteve normative dhe shpallej nga vet Rama në rrjetet e tij sociale. Megjithatë përgjatë vitit 2020, Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore në komunikimet me biznesin përsërisnin premtimin e kryeministrit; tatim fitimi i vitit 2020 ishte falur, shkruan Klodian Tomorri.

Madje, të njëjtin qëndrim drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj e përsëriti sërish vetëm pak muaj më parë, në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë një interviste në televizionin Klan me kolegen Ola Xama. 

Sipas ligjeve në fuqi, në datën 10 shkurt të këtij viti, bizneset e vogla dorëzuan bilancet financiare për vitin e kaluar. Në mars dhe në prill, nuk ndryshoi asgjë dhe të gjitha bizneset mendonin se tatim fitimi ishte falur. Por sapo përfunduan zgjedhjet dhe qeveria fitoi sërish pushtetin, historia ndryshoi menjehërë.

Ditët e fundit, administrata tatimore është lëshuar me presion ndaj biznesit të vogël duke i kërkuar të paguajë tatim fitimin e vitit 2020. MCN ka parë një sërë shkresash të lëshuara nga Tatimet, gjatë këtyre ditëve të fundit, ku u kërkohet bizneseve të vogla që të paguajnë tatim fitimin për vitin e kaluar, në të kundërt do të përballen me gjoba dhe masa administrative.

Madje mënyra se si po justifikojnë ndryshimin e kursit është edhe më qesharake. E përballur me ankesat e bizneseve, Drejtoria e Tatimeve po justifikohet se deklarata e drejtoreshës së përgjithshme dhe ajo e kryeministrit kanë qenë lapsuse dhe se tatim fitimi për biznesin e vogël nuk është falur, por vetëm është shtyrë.

Ajo që po ndodh me tatim fitimin e biznesit të vogël është mirëfilltazi një maskaradë shtetërore. Kryeministri dhe drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve mashtruan publikisht biznesin deri në zgjedhje. Pasi zgjedhjet u fituan, tashmë bizneseve u kërkohet të paguhet taksa. Kjo është hera e parë në historinë e Shqipërisë, kur shteti trajton sistemin fiskal si një instrument mashtrimi në funksion të zgjedhjeve. Por cila është fatura që i kërkohet tani biznesit.

Sipas regjimit tatimor në fuqi, për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë në vit, tatimi mbi fitimin është zero. Ky kufij është vendosur që në 1 janar të vitit 2016.

Për bizneset me xhiro nga 5 deri në 14 milionë lekë në vit, tatim fitimi është 5 për qind. Kjo është fasha e biznesit, të cilës qeveria i premtoi publikisht faljen për vitin e kaluar, ndërsa tani po e detyron të paguajë. Bëhet fjalë për qindra dhe mijëra biznese, të cilët tani kanë rënë në darën e tatimorëve, pasi më parë provuan karamelen e rreme të kryeministrit.

Pas

Plas grushti brenda burgut, shqiptari bën për spital hajdutin e Agimit të Artë

Para

Lajme të mira/ Asnjë humbje jete nga virusi në vend në 24 orët e fundit

Para
Nuk ndalet rritja/ Vijojnë shifrat e larta të infektuarve dhe viktimave, virusi bën ‘kërdinë’ në vend

Lajme të mira/ Asnjë humbje jete nga virusi në vend në 24 orët e fundit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar