• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Në pandemi fytyra u plak 5 vite/ Dermatologia tregon se si ka ndikuar vaksina te ata që kanë ‘botox’ dhe ‘filler’

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Në pandemi fytyra u plak 5 vite/ Dermatologia tregon se si ka ndikuar vaksina te ata që kanë ‘botox’ dhe ‘filler’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Periudha e pandemisë ka ndikuar në të gjithë sektorët e jetës, si në aspektin social, ekonomik dhe kulturor.

Ndërkohë së fundmi ekspertët bëjnë me dije se e gjithë gjendja ka ndikuar dhe në paraqitjen fizike.

Studiuesit kanë bërë me dije se një fytyrë mund të plaket deri në 5 vjet në vetëm 6 muaj me theksimin e qeskave poshtë syve, rrathëve të errët, rrudhave, lëkurës së tharë dhe  syve të shuar.

Në Britaninë e Madhe ky fenomen është riemëruar “Covid Face” dhe është trajtuar gjerësisht edhe nga revista “Times”, e cila raportoi në një artikull tezën e miratuar edhe nga shkencëtarët. C ovid-19 duket se ka ndryshuar fizionominë tonë, duke na bërë edhe më ‘të moshuar’.

Për të ndihmuar në rikthimin e një pamjeje më të shëndetshme në fytyrë, dermatologët e SIDeMaST (Shoqëria Italiane e Dermatologjisë dhe Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme) kanë krijuar një manual për të favorizuar bashkëjetesën e vështirë midis rritjes së temperaturave dhe maskave, midis dëshirës për të “marrë frymë” dhe detyrimeve ende në fuqi të imponuara nga pandemia.

E ftuar në “Wake Up”, mjekja dermatologe, Erjona Shehu renditi faktorët që kanë ndikuar në këto ndryshime në lëkurë.

“Tani në luftën që bën njerëzimi për të pasur një cilësi më të mirë jetese, për rrjedhojë edhe një rini më të gjatë, ne na është shtuar edhe një armik.

Na duhet që të merremi edhe me Covid. Vihet re një lloj lodhje apo rënie e tipareve apo lëkurës që pasqyrohet në portret sigurisht.

Por, unë do t’i ndaja në dy grupe reagimet apo impaktin e Covid te individët. Grupi i parë janë ata që vërtetë e kanë kaluar Covid, ndërsa grupi i dytë janë ata që nuk e kanë kaluar ose e kanë kaluar në formë të lehtë dhe e kanë përjetuar shumë.

Janë disa faktorë që ndikojnë në lëkurë dhe cilësinë e saj dhe stresi është një prej tyre. Kështu që detyrimisht edhe stresi ka bërë të duket më e lodhur, më e ndjeshme, ndryshimet hormonale te femrat që sigurisht që kanë ndikuar. Por edhe mënyra e të ushqyerit, orët e gjata pa gjumë dhe mungesa e dëshirës për t’u kujdesur për veten”, tha ajo.

Për sa i përket ndikimit të vaksinës te personat që kanë bërë ndërhyrje, dermatologia e njohur sqaroi: “Ajo që po diskutojmë së fundmi me dermatologë, kryesisht me ata amerikanë që kanë edhe më shumë përvojë, janë efektet e vaksinimit në lëkurë dhe sidomos i shohim këto efekte, i presim te pacientët që kanë bërë ndërhyrje estetike siç është filleri dhe botox-i.

Nga kolegët e mi është raportuar, ata që kanë bërë vaksinat, Pfizer kryesisht, sepse ajo aplikohet në SHBA, është vënë re që 48 orët e para pacientët me filler kanë pasur një fryrje.
Pra, buza ku është bërë filleri është fryrë më shumë, mollëza është fryrë më shumë. Nuk është panik se kjo ikën”.

Pas

Vjen lajmi i mirë/ Greqia i jep fund izolimit, ja masat e reja që prekin dhe emigrantët shqiptarë

Para

Plas sherri në emision/ Gazetari i kthehet keq Frrok Çupit: Mos fol më se je i pabesueshëm (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar