• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mbi 3 mijë vde kje shtesë në Shqipëri nuk shpjegohen dot nga virusi

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Mbi 3 mijë vde kje shtesë në Shqipëri nuk shpjegohen dot nga virusi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shqipëria shënoi 9,657 vdekje gjatë tremujorit të parë të këtij viti, me një rritje 35% në krahasim me mesataren e tremujorëve të parë të katër viteve të fundit, si dhe rreth 1400 vdekje më shumë nga sa mund të argumentohen me shifrat zyrtare të viktimave të pandemisë së koronavirusit të ri.

Mospërputhja e statistikave sugjeron se raportimet zyrtare mbi viktimat e pandemisë mund të mos pasqyrojnë realitetin. Mospërputhja mes shkallës së vdekshmërisë së raportuar në zyrat e gjendjes civile dhe deklarimeve të përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë është gjithsesi shumë më e ulët se sa në tremujorin e katërt të vitit 2020.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se 1810 shqiptarë humbën jetën nga problemet e shkaktuara nga COVID-19 nga 1 janari deri më 31 mars të këtij viti. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në të njëjtën periudhë tremujore gjatë viteve 2017-2020 kanë vdekur mesatarisht 6,414 vetë ndërkohë që në tremujorin e parë 2021 vdiqën 9657 vetë.

Diferenca prej 3243 vdekjesh më shumë në këtë tremujor mund të shpjegohet pjesërisht nga vdekjet e identifikuara si të tilla nga Ministria e Shëndetësisë ndërsa një pjesë e tyre, ose rreth 1,400, nuk shpjegohen dot.

Në tremujorin e katërt të vitit 2020, kur pandemia COVID-19 ishte në kulmin e saj, në Shqipëri pati 9397 vdekje ndërkohë që mesatarja katërvjeçare e atij tremujori ishte rreth 5,500, me një rritje prej gati 4 mijë vdekje më shumë. Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2020, zyrtarisht në Shqipëri humbën jetën nga COVID 749 pacientë.

Saktësia e raportimit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia është një problem me të cilin janë përballur shumë vende të botës, disa prej të cilave kanë ngritur grupe studimore për të kryer rivlerësime, masë kjo e domosdoshme për të mbajtur pandeminë nën kontroll. Qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë ndonjë iniciativë të tillë dhe as nuk pranon të diskutojë se çfarë e ka shkaktuar rritjen e numrit të vdekjeve në vend.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e numrit të vdekjeve ka përfshirë të gjitha qarqet e vendit por ajo është më e dukshme në qarqet Tiranë, (78%), Fier (63%) dhe Durrës (61%). Rritja e vdekshmërisë duket se përkon me qarqet që gjatë tremujorit të parë të këtij viti kanë pasur edhe një ngarkesë më të lartë me të sëmurë me COVID-19.

Në Tiranë më 31 mars kishte 22 mijë të sëmurë të njohur nga autoriteti shëndetësor, pasuar nga Fieri me 2586 vetë dhe Durrësi me 1297 vetë. Përkundër kësaj, qarqet Dibër e Berat, të cilat gjatë kësaj periudhe kishin relativisht pak të sëmurë me COVID-19, shënuan rritje më të vogël të numrit të vdekjeve (respektivisht 35 dhe 42%). /Birn/

Pas

Njihuni me 95-vjeçarin që u bë dhuruesi më i vjetër i organeve në histori

Para

“Shqipëria më keq se Siçilia”/ Ish-drejtuesi i lartë i policisë: Krimet në vend ‘alla El Chapo’

Para
“Shqipëria më keq se Siçilia”/ Ish-drejtuesi i lartë i policisë: Krimet në vend ‘alla El Chapo’

“Shqipëria më keq se Siçilia”/ Ish-drejtuesi i lartë i policisë: Krimet në vend ‘alla El Chapo’

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar