• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Këta të 2 do ishte e pandershme të largoheshin” Gazetari tregon emrat e ministrave që do vinë dhe ikin nga qeveria e re

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Këta të 2 do ishte e pandershme të largoheshin” Gazetari tregon emrat e  ministrave që do vinë dhe ikin nga qeveria e re
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Së  fundmi gazetari i njohur Flogert Muça ka bërë një analizë rreth ministrave që kreu i qeverisë Edi  Rama do ti mbajë apo  largojë pas marrjes së mandatit të tretë.

Ai u  shpreh gjatë një prononcimi për programin “Breaking” se dy ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, do të ishte e pandershme që të largoheshin nga detyra e tyre në këto momente.

“Besoj se Ahmetaj dhe Manastirliu, deri sa ti japin fund punës që kanë nisur, e kanë karrigen e sigurt. Do të ishte e pandershme që një detyrë që e kanë marrë nga zero, nuk mund t’i shkojnë deri në fund. Ahmetaj qëndron për shkak të vijimit të punës me rindërtimin. Deri në vitin 2023 rindërtimi do përfundojë që njerëzit e dëmtuar nga tërmeti të hynë në shtëpitë e tyre. Askush më mirë se ai nuk mund ta përfundojë detyrën e nisur nga ai”, tha gazetari, i cili shtoi se “Edi Rama është njeri i paparashikueshëm në ndryshimin e qeverisë”.

“Puna e Manastirliut është pëlqyer jo vetëm nga Rama. Pandemia ka qenë një nga pikat e forta të qeverisë dhe meritat e saj i ka ministrja. Votat që ka marrë, do të thotë se është njeri politik. Do të ishte mungesë ndershmërie që një “luftëtare” të ikë që të vij një gjeneral i ri. Do e çojë deri në fund betejën me Covid”, vijoi gazetari.

Ndërsa për zëvendëskryeministrin, Erion Braçe, ai u shpreh se mund ta vijojë detyrën e tij.

“Është një socialist 24 karatësh, i votuar masivisht në zonën e tij. Rama e ka përgëzuar për këmbënguljen e tij dhe që bën oponencë. Braçe është një nga figurat që mund të jetë çfarëdo ministri, pasi është një figurë e konsoliduar”, tha gazetari.

Ndërsa për Belinda Ballukun, Muça u shpreh se është në rrugën e duhur për të qëndruar në postin e ministres së Infrastrukturës.

“Balluku ka marrë rezultat shumë të mirë në Tiranë, numrin më të lartë të votave. Punët që ajo ka nisur ose ka vazhduar në krye të ministrisë janë vepra shumë të rëndësishme. Është në rrugën e duhur për të qëndruar në postin e ministres”, komentoi gazetari.

Ky i fundit shtoi se Rama mund të mendojë se X ministër që ka qëndruar 5 vite në një Ministri, pavarësisht punës së shkëlqyer, duhet të ndryshohet për një frymë apo energji të re.

Ndërsa për ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Muça tha se mendon se vijon në krye të kësaj detyre.  “Xhaçka është ministri e sapo emëruar. Kam përshtypjen se ministria e Jashtme do vazhdojë të mbajë një zonjë”, komentoi ai.

Lidhur me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gazetari tha se do të qëndrojë në shtator, por nuk do ta përfundojë deri në fund të mandatit.

“Gjonaj kam përshtypjen se sot kemi një qeveri që po ndërton apo sapo ka ndërtuar, disa institucione të rëndësishme në drejtësi. Gjatë fushatës elektorale, Meta ka pasur përplasje me Gjonaj. Kjo historia e drejtësisë është njësoj si pandemia. Kam përshtypjen se qendron, por jo gjatë”, tha Muça.

Ai shtoi se ministra e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mund ta mbyllë detyrën e saj. “E ka bërë çfarë ka pasur për të bërë në atë ministri, pasi ka disa vite. Rama do bëjë një kabinet më politik”, vijoi Muça.

Për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, gazetari tha se do vijojë të jetë në krye të kësaj detyre. “Peleshi ka marrë një rezultat të mirë në qarkun e Korçës, është njeri politik dhe që votohet në zonën e tij. Do vazhdojë të jetë në drejtimin e ministrisë së Mbrojtjes. Kushtet i plotëson”, shtoi ai.

Sa i përket ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Muça tha se ai solli një surprizë të madhe në Berat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Klosi e ka përmbushur ciklin e tij, 5 vite. Rama ata ministra që e kanë plotësuar këtë cikël, me përjashtim të Ahmetaj dhe Manastirliut, do i energjizojë, do sjellë frymë të re”, shtoi ai.

Pas

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në mes të Beogradit. Dëshmitarët të frikësuar, ka të plagosur

Para

A do të largohet nga Presidenca? Ish-deputetja e LSI ka një kërkesë të papritur për Metën

Para
A do të largohet nga Presidenca? Ish-deputetja e LSI ka një kërkesë të papritur për Metën

A do të largohet nga Presidenca? Ish-deputetja e LSI ka një kërkesë të papritur për Metën

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar