Teksa ishte duke punuar tokën, një banor i fshatit Peshkëpi të Vlorës është përballur sot me një të papritur.
Ai ka gjetur një predhë të Luftës së Dytë Botërore.
Sipas raportimeve, mjeti në fjalë është i pashpërthyer.
Mediat bëjnë me dije deri tani në fshatin Peshkëpi nuk kanë shkuar as forcat xheniere e as Policia për të bërë të mundur lëvizjen dhe plasjen e kontrolluar të saj.