• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Grida Duma bën deklaratën e fortë: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme!

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Grida Duma bën deklaratën e fortë: Vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja fituese në radhët e Partisw Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Grida Duma, u ndal në një sërë çështjesh politike.

E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24” ajo komentoi festën e kryeministrit Edi Rama në drejtim të Partisë Demokratike për bashkëqeverisje, marrëdhëniet mes LSI-së dhe PD-së pas zgjedhjeve, por edhe skenarit që vendi t’i nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme.

Për propozimin e kryeministrit Edi Rama, Duma tha se ajo personalisht nuk do e pranonte asnjëherë dhe shtoi se me opozitën mund të ulesh e të bisedojë në sektorë të veçanta siç janë ato që lidhen me integrimin, arsimin dhe shëndetësinë. Për marrëdhënien e PD-së me LSI-së ajo tha se është korrekte, e të dyja kanë bërë opozitë të fortë ndaj kryeministrit Rama.

 

 

Ndërsa lidhur me mundësinë që vendi të vendoset në zgjedhje të parakohshme, Grida Duma tha se për ato lokale do të jetë e shpejtë, ndërsa në ato parlamentare, uron që të kenë të njëjtin fat.

Por a duhet PD ta vlerësojë shtrirjen e dorës nga Rama për qeverisje për hir të integrimit dhe reformave?

Grida Duma: Diku, diku, unë mund të kem ngritur zërin më shumë seç duhet. Unë e përjashtoj. Nuk mundesh kurrë të bësh aleancë me atë që është kundër shqiptarëve. Nuk mundesh kurrë të bashkërendosh punët me ata persona që kanë bërë punët keq, unë nuk harroj. Memoria e shkurtër e këtij vendi e ka shkatërruar vendin. Ndërkombëtaret duhet të kuptojnë që ky vend nëse nuk ka opozitën eficente nuk bëhet dot demokratik.

Ambasadorja Kim tha që duhet ë bashkëpunoni?

Grida Duma: Ka sektorë që do të bashkëpunojmë, integrimin, arsimin dhe shëndetësinë. Në këtë drejtim nuk ka nevojë për të bashkëqeverisur, por për t’u ulur, diskutuar, e dhënë opozitës rolin që i takon. Kur u erdhi momenti për të bërë ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ata u mblodhën.

Si është marrëdhënia me LSI dhe sa kompakte është opozita e bashkuar, sidomos tani pas 25 prillit?

Grida Duma: LSI është përpjekur të jetë opozitare dhe kundër Ramës. Qëndrimet që mban për të shkuarën dhe të ardhmen duhet të maturohen në vazhdimësi. PD e vlerësoj shumë për fisnërinë që ka si forcë politike, kur ka elementë të vegjël e që mund t’i lejohet thotë ndonjë fjalë, nuk e thotë kurrë.

Ju latë të kuptohet që mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Kur mund të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme.

Grida Duma: Duhet menjëherë të merren vendime për zgjedhjet lokale. Janë disa bashki që janë me emërime dhe jo me zgjedhje, të tjera më nga një kandidat. Kemi një raport të OSBE që me krijimin e Gjykatës Kushtetuese duhet vlerësuar zgjedhjet e 2019. Kjo është e shpejtë. Ndërsa flasim për nacionalet do të shohim si do të sillet SPAK, përshpejtimi i çështjes edhe në institucionet ndërkombëtare do të përshpejtojmë ditën, pse jo, vendi duhet të vendoset në zgjedhje të parakohshme.

 

Pas

E ndjek nga pas dhe që llon me breshëri/ Publikohet momenti kur Koço Buzo vr et gruan në Elbasan (Video)

Para

Ja ku ndodhet tani raketa kineze, i kanë mbetur edhe pak orë për të rënë në tokë 

Para
Ja ku ndodhet tani raketa kineze, i kanë mbetur edhe pak orë për të rënë në tokë 

Ja ku ndodhet tani raketa kineze, i kanë mbetur edhe pak orë për të rënë në tokë 

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar