Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Roni Spaho, i arrestuar për grabitjen me dhunë në bashkëpunim në rrugën e Kavajës pak ditë më parë. Spaho është kapur me vlerat monetare (rreth 3 milion lekë të reja), teksa po shkonte t’i merrte ato në vendin ku ishin lënë ditën e grabitjes.
Atij i janë gjetur edhe sende të tjera të përdorura për grabitjen që janë përdorur nga organi i akuzës si provë materiale. Në seancën e kësaj të shtune Prokurori ka paraqitur si provë për planin e grabitjes edhe disa mesazhesh të të pandehurit Spaho me personat e shpallur në kërkim për të cilët vijon puna për kapjen e tyre.
Roni Spaho njëri nga autorët e dyshuar të grabitjes u arrestua gjatë operacionit ‘Valuta’, ndërkohë që në kërkim janë shpallur shtetasit M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe M. B.(B)., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë.
Ngjarja ndodhi më datë 4 maj ku të 3 personat i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të valutës. 55-vjeçari Qani Zili po transportonte një sasi të konsiderueshme parash nga exchangi, kur hajdutët iu afruan dhe filluan t’a godasin me sqepar në fillim të Rrugës së Kavajës. Për fat të mirë, Zili ishte me kaskë në kokë dhe nuk pësoi dëme. /shqiptarja