Skenat e një “filmi aksion” u zhvilluan rreth katër ditë më parë në qendër të Athinës, në të cilat policia greke arriti të arrestonte dy persona që kishin vjedhur një makinë dhe më pas po tentonin të grabisnin një dyqan celularësh.
Autorët të cilët janë me origjinë shqiptare, pasi pikasën policinë, filluan që të sulmonin këtë të fundit për të shmangur arrestimin e tyre.
Një nga autorët, shtyu me forcë një efektiv policie, duke e rrëzuar atë nga motori dhe duke i rrezikuar më tej jetën.
Ndjekja e shqiptarëve zgjati për më shumë se 20 minuta, të cilët në fund u prangosën. Efektivi i cili arrestoi shqiptarët u shpreh: Njëri prej tyre hodhi kolegun tim nga motori, desh i mori jetën.