Ditën e sotme gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka publikuar në ABC fotografinë e vrasësit të Everest Çakës në Elbasan.
Sipas tij autori vepron si një vrasës me pagesë dhe nuk është banor në këtë qytet.
“Vrasësi është me pagesë. Nuk është nga Elbasani. i kanë inskenuar një aksident. Sikur e kanë përplasur. Everesti ka pasur armë me vete por e ka humbur vigjilencën sepse ka menduar se ka qenë një aksident, si këto që ndodhin, një përplasje…
Se kush është ky person unë nuk e di emrin. Por publikimi i fotos së këtij bën që të mos jetë në qarkullim se mund të jetë i rrezikshëm. Ka bërë një gabim, ka qendruar përballë kamerave në një pikë karburanti duke pritur taksi. Policia ka vënë në dispozicion 10 mijë euro për këdo që jep informacion”, u shpreh gazetari dhe publikoi foton e mëposhtme.
Kujtojmë se Everest Çaka mbeti i vdekur në vend natën e 11 majit, teksa udhëtonte në makinë me bashkëshorten e tij e cila mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.