• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Edhe të mëdhenjtë, të vegjël kanë qenë para se të bëhen të mëdhenj/ Sara Pëllumbi, vetëm 12 vjeç hedh produktin e parë në treg

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Edhe të mëdhenjtë, të vegjël kanë qenë para se të bëhen të mëdhenj/ Sara Pëllumbi, vetëm 12 vjeç hedh produktin e parë në treg
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Intervistë me Sara Pëllumbin, e cila në moshën 12-vjeçare ka hedhur në treg produktin e saj të parë.

Sara në moshën tënde mendojnë, ënderrojnë por janë shumë të rrallë ata që realizojnë. Si arrite në një projekt të tillë?

Të gjithë e kemi një pasion, një dëshirë, një vullnet që të tërheq për të bërë gjëra të mrekullueshme. Pasioni im për modën ka lindur në moshë të vogël. Edhe pse jam ende e vogël për të patur gjithë informacionin e duhur për krijimin e një brendi, nese dëshira zgjon vullnetin mendoj se askush nuk ndalet dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalë.

Kush të mbështeti?

Mami im. Me mamin kam bërë më shumë se 50 takime, për të marrë sa më shumë informacion paraprak. Ishte një shkollë më vete kjo nismë. Nga njëra anë mendoja për stilin, produktin përfundimtar, materialin, modelin ngjyrat etj. Por ksihte proçese shumë më të rëndësishme. Të arrish tek produkti janë shumë hapa të cilat duhet të ndiqen me vëmendje për të mos zhgënjyer askënd. Që tek përzgjdhja dhe design i logos, pata goxha kundërshtime, por vendosa vetë. Kam besim se kam vendosur mirë. Miqtë më kanë dhënë shumë kurajo. Gjithashtu është kënaqësi shumë e madhe të shohesh gjyshrit të ndihen krenar për mbesën. Ata më shumë se kushdo dëshirojnë që dëshirat dhe ëndrrat tona të realizohen dhe shohin çdo arritje tonën si diçka të jashtëzakonshme.

Ke krijuar një markë tënden, gjithçka e menduar në mënyrë tepër të kujdesshme dhe të dashur. Si u prit nga miqtë?

Miqtë sigurisht që ishin kurioz të shikonin një projekt të gjatë tashmë të realizuar. Jane miqtë ata të cilët me pozitivitetin e tyre më nxisin Akoma më shumë të vazhdoj edhe më tej me idete e mia. Ndjehem e përkedhelur madje kur i shoh të veshur me “SP”, thjesht dhe bukur. Mua patjetër që më duken akoma edhe më të bukur të gjithë ?. Bejmë foto të veshura njësoj dhe më duket sikur bashkë me mikeshat kemi zbuluar edhe talentin e Modeles Brenda nesh ?.

Deri tani produktet e para cilat janë?

Kam lançuar sezonin e verës të kostumeve sportive. Çdo kostum përmban t-shirt, trikon, tutat dhe kanatjeren. Kostumet janë në 5 ngjyra: e zeza, e bardha, bluja, e kuqja, jeshilja ushtarake sin ë fotot ilustruese. Mendoj se është plotësuar çështja më e rëndësishme e kombinimit të ngjyrave. Pasi unë mëndoj se te vishesh sport, i kombinuar dukesh shumë bukur. Prandaj dhe si veshje e mendova komplet, për të mos menduar blerësi se si do të mund ta veshë dhe me çfarë.

Kush është plani i afërt?

Të njihem në tregun Shqiptar për të vijuar më tej në tregun ndërkombëtar. Të shes jashtë, ngelet në objektivin tim, në të ardhmen.

Ka ndryshuar diçka në ty, në këto ditë?

Po me mua kanë ndryshuar shumë gjëra. E para menaxhimi i kohës së lirë që kam pasur përpara se të nisja punën ne markën time. Tanime e kaloj duke dizenjuar produkte të reja që do të dua të hedh në prodhimin e rradhës dhe sigurisht pjesa tjetër e kohës duke menaxhuar shitjet.

Në kohë të veshtirë pandemie, ti krijove biznesin tënd, a te ndihmoi kjo kohë mbyllje?

Në fakt në kohëra krizash lindin ide te medha. Unë besoj fort në një shprehje italiane “Volere e potere” që do të thotë; “Te duash eshte vetë forca”.

A mendon se zgjidhja jote e jetës ështe ky biznes?

Absolutisht jo vetëm. Duke u rritur, do të jenë dëshirat ato që do të më drejtojnë, por që sa më e madhe aq më të mirëstudiuara do të jenë besoj. Duket sikur E ndihmuar edhe nga suksesi i “SP”, ndoshta do të kem mundësi Akoma më të mira.

Të gjitha këto ngjajnë shumë me mendime të një të rrituri. Mendon se Sara është rritur para kohe, apo se Sara do të humbasë mënyrën e jetesës si bashëmoshatarët?

Une ndjehem thjesht si një vajze si gjithë bashkëmoshatarët e mi. Jetoj me ata dhe në çdo moment kreativiteti mendoj ata si do të doja ti shikoja të veshur. Por përfshiva tek SP edhe masat e mëdha, me qëllim që të shoh edhe moshen më të madhe në pafajësinë dhe bukurine e moshës time, pse jo. ?

Konkurenca për këtë product është shumë e madhe?!

Edhe të mëdhenjtë të vegjël kanë qënë, para se të rriten ?.

Faleminderit Sara 12 -vjeçare, dhe shpresoj dhe unë të mar sa më parë këtë veshje tënden të parë, që të dukem sa me e re dhe e bukur. Suksese.

Faleminderit. Gjithashtu edhe unë shpresoj të mbeteni sa më të kënaqur. / Apel Media

Pas

“Nuk e ka mbaruar akoma pikturën e tij” Arian Çani zbulon planin e Ramës pas mandatit të tretë

Para

Këshillat që ju duhen- Si ti bëni rrobat të mbajnë erë të mirë

Para
Këshillat që ju duhen- Si ti bëni rrobat të mbajnë erë të mirë

Këshillat që ju duhen- Si ti bëni rrobat të mbajnë erë të mirë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar