Një i ri 27 vjeç ka në plan të padisë prindërit e tij, pasi nuk kanë kërkuar mendimin e tij për ta sjellë në jetë.
Njoftohet se Raphael Samuel, nga Mumbai, Indi është pjesë e të ashtuquajturit avokati “pa fëmijë”, që beson se fëmijët nuk duhet të ngjizen dhe të vuajnë jetën pa dëshirën e tyre.
Ai është përshkruar si një ‘antinacionalist’ i rreptë i cili mendon se prindërit nuk kanë të drejtë të lindin nëse një fëmijë nuk ka rënë dakord të lindë.
Ai është duke planifikuar të ndërmarrë veprime ligjore kundër prindërve të tij, për lindjen pa i marrë leje.
Çuditërisht, ai aludon se ka një “marrëdhënie të shkëlqyeshme” me prindërit.
“Unë dua t’u tregoj të gjithë fëmijëve indian se nuk u detyrohen fare prindërve të tyre”, tha ai për “The Print”.
“I dua prindërit e mi, dhe ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, më kishin mua për gëzimin dhe kënaqësinë e tyre.
“Jeta ime ka qenë e mahnitshme, por unë nuk e kuptoj se pse unë duhet të vendos të bëj diçka në jetë, veçanërisht kur unë nuk kam kërkuar të ekzistoj.
Në një video të publikuar në YouTube, ai flet për një ‘mit’ për respektimin e të moshuarve në Indi, por thotë se duhet të respektojmë veprimet e njerëzve.
Ai pyet: “A është ai person që ju ka trajtuar mirë, a është ai person që ju jep lirinë? A po ju inkurajon ky person për rritjen tuaj?”
Ai pretendon se prindërit i detyrojnë fëmijët që t’i sjellin atyre gëzim.