Iku i frikësuar para se ta kapte vettingu.
Aurela gjeti burrë qysh në vitin 1994 por qysh nga viti 1994 Lulzim Basha nuk ka gjetur grua, Luli ka gjetur një shtrydhëse.
Tenderat e shumta te ministria e brendshme ndryshuan sekser kur Lul Basha u bë ministër dhe në skenë u shfaq kunati i tij që vendoste. E mos harroni 4 vitet kur kryebashkiak i Tiranës u konvertua me vota të vjedhura Lul Basha, përsëri kunati liçensonte, jepte leje ndërtimi apo tenderonte çdo punë publike. Ndërsa në kujtesë po u sjell edhe marrëveshjen e 17 majit 2017 ndërmjet Edi Ramës dhe Lul Bashës kur opozita mori në dorë ministri të rëndësishme: zbatuesi dhe rakorduesi i asaj marrëveshjeje ishte i njëjti sekser.
Nuk mund të mungonte Erjoni, vëllai i Aurelës që mori për burrë Lul Bashën. Erjoni djali i Xhaferrit dhe i Xhanes nga fshatrat e Tepelenës i cili edhe sot kur opozita pas zgjedhjeve mori vetëm çelësat e kashtës, vazhdon të miklojë kunatin.
3./ Mes gjithë kësaj meseleje postzgjedhore tahmaqarësh, unë dyshoj te një marrëveshje e fshehtë mes Edi Ramës dhe gruas së Lul Bashës. Prisni, prisni mos u nxitoni e mos reagoni kaq shpejt për humbjen e PD-së.
Luli 8 vjet në opozitë bëri lekë pa fund pa firmosur asgjëkundi e nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore. Në shtator i ofrohet Ramës duke marrë 7 ministri dhe vetë bëhet kryetar parlamenti përsëri duke u pasuruar e duke mos firmosur asgjë me dorën e tij. Protestat me molotov zveniten ndërkohë opozita përçahet më dysh.
Opozita e Aurela Bashës qeveris me Edi Ramën, ndërkohë opozita fundore e Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit as çizme për të gjuajtur në parlament nuk do kenë.