• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Befason aleati i Bashës, njeh zgjedhjet: Uroj PS për fitoren, Basha të nxjerrë mësim nga humbja

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Befason aleati i Bashës, njeh zgjedhjet: Uroj PS për fitoren, Basha të nxjerrë mësim nga humbja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Aleati i Lulzim Bashës Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste është politikani i parë nga opozita që uron Partinë Socialiste për fitoren.

Në një reagim në rrjetet sociale, Duka pranon humbjen duke shtuar se është gati që ai i pari të marrë përsipër koston e gabimeve.

Ai i drejtohet direkt Lulzim Bashës pas humbjes, duke i renditur vendimet e gabuara që ka marrë në krye të opozitës dhe shton se Partia Demokratike duhet të nxjerrë mësimet.

REAGIMI I PLOTË:

E nis këtë qëndrim duke uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në jetë jam rrëzuar shumë herë, por jam ringritur po aq herë. Kam dërmuar gjunjët, por nuk më ka lejuar zemra të thyhem. E kam bërë për herë të parë në zgjedhjet e 2005-ës kur isha i pari kandidat socialist që u ndjeva fitimtar duke njohur kundërshtarin si fitues. E kam bërë gjithmonë në këto vite dhe do të vazhdoj ta bëj sërish si pjesë e një morali që tenton të gjejë arsye dhe të drejtë edhe tani mbas 25 prillit, sepse jam i bindur se suksesi i mundshëm i qeverisjes së rikonfirmuar të Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike.

Njëlloj siç jam i bindur se dështimin e Edi Ramës në qeverisje nuk e vuan kryeministri që është një funksion i përkohshëm, por qytetari shqiptar, pjesë e një shoqërie
“Nëse humbësi nuk ka forcën morale t’i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri” E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam patur të njëjtin mendim, nuk kam qënë në asnjë moment dakort me djegjen e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit.

Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoj nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen edhe pse unë i kam konsideruar të gabuara ato vendime e jam dakortësuar me ndërgjegje të plotë dhe për këtë fajësoj veten dhe jo të tjerët. “Na vodhën, na shtypën, na sakatuan, prandaj do vazhdojmë avazin e vjetër” kjo nuk është strategji pozitive për Ne, por më këtë le të merret drejtësia. Nuk dua të diktoj mendimin Tim, por si Kryetar i PAA duke shprehur edhe mendimin e Kryesisë së PAA , marr përsipër gabimet e bëra dhe i uroj kundërshtarit politik suksese në qeverisjen e ardhshme.

Dëshiroj me gjithë zemër që Partia Demokratike dhe Lulëzim Basha të nxjerin mësimet e duhura nga kjo humbje dhe të fitojnë në ndeshjen e rradhës. Urojmë fituesit për katër vitet e ardhshme dhe të punojmë të gjithë bashkë për një opozitë të fortë e konstruktive duke udhëhequr vendin në proçeset integruese.PAA do jetë në shërbim të fermerëve , blektorëve, agro-përpunuesëve pra në shërbim të té gjithë shtresave për të cilat PAA egziston si force politike.Faleminderit dhe mirënjohje të thellë të gjithë atyre që më besuan dhe votuan duke u zotuar që do të jem me ta dhe për ta deri në fund pa asnjë rezervë. Agron Duka.

Pas

“Kajherë jam i rrëmbyem”, Tom Doshi flet pasi u shpall më i votuari në Shkodër: Jam i jueji e jeni te mijtë!

Para

Pashkët Ortodokse, Anastas Janullatos uron besimtarët: Detyrimi ynë të kontribuojmë për zbutjen e tensioneve dhe konflikteve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar