• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Akuzohet për ekzekutimin e dyfishtë, arrestohet në Dubai ‘i forti’ i Elbasanit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Akuzohet për ekzekutimin e dyfishtë, arrestohet në Dubai ‘i forti’ i Elbasanit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Arrestohet në Dubai ‘i forti’ i Elbasanit Florenc Çapja.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare pasi akuzohet si organizator i vrasjes së dyfishtë të Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir) në vitin 2012.

Për të njëjtën akuzë është pas hekurave dhe Ardian Çapja. Ndaj të dyve është caktuar masa e arrestit me burg pa afat.

Dosja e vrasjes së dyfishtë është rihapur pas rrëfimit të një të penduari të drejtësisë, se vrasja në 2012-ën u porosit nga Çapjat. Hetimet për rastin u kryen nga Drejtoria Qendrore e Policisë, ajo e Elbasanit dhe prokuroria e rrethit, që lëshoi urdhër-arreste për Ardian dhe Florenc Çapjan.

Vrasja e dyfishtë në vitin 2012

Gentian dhe Nezir Beqiri u ekzekutuan në shtëpinë e tyre në 15 gusht 2012, nga Jorgo Leku në bashkëpunim me Elvis Bardhin. Ata ishin paraqitur në shtëpinë e Nezir Beqirit si miqtë e djalit, Gentianit i cili ndodhej i paralizuar dhe në arrest shtëpie, pas një përplasje me policinë pasi ishte në kërkim për një tjetër ngjarje të rëndë të ndodhur në Elbasan.

Elvis Bardhi bashkë me Lekun, shkuan në shtëpinë e shokut të tyre Gentian Beqiri, duke përshëndetur policët e vendosur në hyrje të pallatit për të mbikëqyrur Nezirin. Ishte babai i shokut të tyre ai që i hapi derën pasi njohu shokët e djalit. Në atë moment Cani qëlloi me armë ndaj Beqirit duke e lënë të vdekur në vend.

Që pas ngjarjes, u raportua se pista e hakmarrjes me Çapjat mund të ishte motiv për ngjarjen, pasi Gentian Beqiri ishte një ndër tre personat që ekzekutuan Sokol Çapjan në një lokal në dhjetor 2005 në Elbasan duke çelur kështu serinë e hakmarrjeve mes familjeve në këtë qytet.

Pikërisht Elvis Bardhi është kthyer në bashkëpunëtor drejtësie dhe ka rrëfyer lidhur me krimin.

Pas

Përse duhet të hani qershi para gjumit- Ndikimi në organizëm

Para

“PS duhet të mendojë për një ndryshim të madh” Valentina Leskaj flet pas humbjes së bashkëshortit, tregon dy pengjet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

nga Fast News
09:30 | 12/11/2025
0

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

nga Fast News
09:00 | 12/11/2025
0

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

nga Fast News
08:30 | 12/11/2025
0

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

nga Fast News
08:00 | 12/11/2025
0

Recent News

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

Lamtumirë frigoriferëve tradicionalë, shkencëtarët zbulojnë metodën e re të ftohjes

09:30 | 12/11/2025
Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

Kullat, përveçse po zgjerohen më tej në Tiranë, tashmë po “pushtojnë” dhe bregdetin

09:00 | 12/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar