Aksident i rëndë/ Humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, ndërron jetë 33-vjeçari në Tiranë

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime


Pak orë pas mesnatës që lamë pas, në Tiranë ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik.

Policia bën me dije se në rrugën “Sulejman Delvina” , 33-vjeçari R.K., ka humbur kontrollin e mjetit e ka dalë nga rruga.

Për pasojë, i riu ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina” shtetasi R. K., 33 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Para
ADVERTISEMENT

Të Gjitha