• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

A do shkarkohet Ilir Meta? Kuvendi në një situatë të paprecedentë, ja deputetët që mund të votojnë pro presidentit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
A do shkarkohet Ilir Meta? Kuvendi në një situatë të paprecedentë, ja deputetët që mund të votojnë pro presidentit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Hetimor miratoi para pak ditësh raportin  përfundimtar për shkeljet kushtetuese që pretendohet se ka bërë Kreu i Shtetit Ilir Meta.

Më 10 qershor parashikohet një situatë e paprecedente në Kuvend, ku për herë të parë në 30 vite do të votohet për të shkarkuar një President Republike.

Por sa vota i duhen socialistëve për të ndërmarrë këtë hap?

Sipas nenit 88 të Kushtetutës, kërkohet që shkarkimi i Presidentit të Republikës të marrë jo me pak 94 vota ose 2/3 e të gjithë deputeteve. Por këto vota Partisë Socialiste nuk i ka vetë dhe do të duhet të mbështetet dhe nga deputete të tjerë. Gjithsesi faktet kanë treguar se kur mazhorancës në këtë legjislaturë i janë dashur vota në nivele të tilla, ajo i ka gjetur, si në rastin e ndryshimit të Kushtetutës vitin që shkoi.

Kuvendi i Shqipërisë, pas djegies së mandateve nga demokratet dhe LSI, dhe me zëvendësimin e tyre më të pabindurit e të dyja kampeve, ka aktualisht 122 deputetë. Por cilët nga këta 122 deputetë mund të votojnë kundër shkarkimit të Presidentit?



Potencialisht ata janë Lefter Maliqi, i cili kandidoi në zgjedhjet e fundit nën siglen e LSI, Elda Hoti, Artur Roshi, Korab Lita, kandiduan në 25 prill, si pjesë e listave të demokratëve. Gjithashtu dhe Gjetan Gjetani, i cili u largua nga PS, dhe iu bashkua LSI-së.

Nëse ndodh ky skenar, i bie që në dispozicion te socialisteve te jene 117 vota, për shkarkimin e Metës dhe duke marrë në konsideratë edhe disa vota abstenim apo kundër, PS nuk rrezikon të sigurojë votat e nevojshme për shkarkim të Presidentit. Megjithatë rezultati votimi i fshehtë, mbetet i hapur.
Seanca e 10 qershorit dhe votimi që do të rrjedhe prej saj, do të lërë topin në fushën e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur nëse gjetjet e Parlamentit, për shkelje të Kushtetues nga Ilir Meta, janë të bazuara apo jo?

Një tjetër vendim i Kushtetueses është edhe nëse këtë çështje do e cilësoje prioritare dhe do e shqyrtojë jashtë radhe, apo do vendoset në radhe pritjeje, bashkë me 180 çështje të tjera që pritet të gjykohen.

 

Pas

“Takohemi shumë shpesh” E fejuar me të birin, Armina Mevlani tregon raportet me vjehrrin Sali Berisha

Para

U gjet i pajetë në Vlorë/ Ja kush është 45-vjeçari, vëllai i ish-gjyqtarit të njohur

Para
U gjet i pajetë në Vlorë/ Ja kush është 45-vjeçari, vëllai i ish-gjyqtarit të njohur

U gjet i pajetë në Vlorë/ Ja kush është 45-vjeçari, vëllai i ish-gjyqtarit të njohur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

nga Fast News
15:00 | 19/12/2025
0

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

nga Fast News
14:30 | 19/12/2025
0

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

nga Fast News
13:55 | 19/12/2025
0

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

nga Fast News
13:52 | 19/12/2025
0

Recent News

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

15:00 | 19/12/2025
Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

14:30 | 19/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar