• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Zgjedhjet e së dielës/ Ku dhe si duhet vënë kryqi që vota të jetë e vlefshme? Ja çfarë duhet të keni parasysh

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Zgjedhjet e së dielës/ Ku dhe si duhet vënë kryqi që vota të jetë e vlefshme? Ja çfarë duhet të keni parasysh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e dielë më datë 25 prill, shqiptarët do ti drejtohen qendrave të votimit.

Pas katër vitesh, ata do të zgjedhin partinë dhe kandidatin e preferuar në listat e qarqeve, që dëshirojnë që ti përfaqësojnë në Kuvend.

Gjithsej në Shqipëri janë 3,588,869 shtetas me të drejtë vote, edhe pse një pjesë e konsiderueshme e tyre janë emigrantë, të cilët edhe në këto zgjedhje nuk kanë të drejtën e votës në vendin ku punojnë dhe jetojnë.

Ndërkohë më poshtë do të gjeni të gjitha rastet kur fleta e votimit do të konsiderohet si e vlefshme dhe e pavlefshme. Çdo qytetar ka të drejtë që të votojë për partinë dhe një prej kandidatëve të partisë, vetëm për partinë, apo dhe vetëm për kandidatin, ku në rastin e fundit vota njihet edhe për subjektin që ai përfaqëson.

Ndërkohë qytetarët do ta bënin votën e tyre të pavlefshme në rast se do të votonin për dy subjekte të ndryshme zgjedhore, për dy prej kandidatëve, apo për një subjekt, dhe një kandidat të një subjekti tjetër politik.

Tre mënyrat e votimit që e bëjnë votën të vlefshme:

  1. Qytetari mund të votojë vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votojë për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor.
  2. Qytetari mund të votojë për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votojë vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti. Në këtë rast vota i shkon subjektit zgjedhor. Është gjithashtu votë edhe për kandidatin e atij subjekti.
  3. Qytetari mund të votojë vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati.

Kur fleta e votimit shpallet e pavlefshme?

Ndërkohë, KQZ thekson se, votuesit nuk mund të votojnë për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër.

Votuesit nuk mund të votojnë për dy subjekte zgjedhore.

Votuesit nuk mund të votojnë për dy kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor.

Gjithashtu votuesit nuk mund të votojnë dy kandidatë të dy subjekteve të ndryshëm.

Monitorim me kamera i qendrave të votimit

Monitorimi me kamera i 5199 Qendrave të Votimit, sipas KQZ-së do të jetë garanci e shtuar në parandalimin e paligjshmërive, si fotografimi i votës, votimi familjar, votimi më shumë se një herë, etj.

Në total në zgjedhjet e 25 prillit janë të regjistruar 3 588 869 qytetarë shqiptarë që kanë të drejtën e votës.

Të ndarë sipas qarqeve, kryeson Tirana me 910 494 zgjedhës, për të vijuar me Fierin me 403 220 zgjedhës, Durrësin me 358 730 zgjedhës, Elbasanin me 346 948 zgjedhës, Vlorën me 318 428 zgjedhës, Korçën me 284 363 zgjedhës, Shkodrën me 272 078 zgjedhës, Beratin me 183 119 votues, Lezhën me 173 899 votues, Dibrën me 131 225 votues, Gjirokastrën me 123 270 votues dhe Kukësin me 83 027 votues.

Pas

“Ndryshimi ka ardhur” Më optimiste se kurrë, Kryemadhi del në video: Votoni LSI me 25 prill

Para

“Jam penduar thellë” Pas deklaratës për ngjarjen në Elbasan, Xhelal Mziu kërkon falje publike: Ndjesë të gjithë shqiptarëve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Recent News

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

14:45 | 11/11/2025
9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

14:14 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar