• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Vajza kishte ngrirë, kunata e futi në furrë”/ Flet gruaja simbol e eksodit të Kosovës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Vajza kishte ngrirë, kunata e futi në furrë”/ Flet gruaja simbol e eksodit të Kosovës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Së fundmi në Bllacë të Hanit të Elezit është përuruar ‘Muri i Kujtesës’, në qendër të së cilit qëndron fotografia e Sherife Lutës me vajzën e saj Besianën, teksa po iknin nga ushtria serbe në vitin 1999.

Kjo është një vepër shumë domethënëse, e cila na sjell ndërmend imazhet e dhimbshme të asaj kohe, të cilat u pasqyruan edhe në mediat botërore. Nëna bashkë me të tjerë shqiptarë të Kosovës po iknin nga pushtuesit dhe në krahë ajo mbante vajzën e saj 6-muajshe, e cila pinte qumësht.

Mozaiku është realizuar nga artisti i talentuar Fatos Kabashi, i cili në karrierën e tij numëron shumë punime të tjera domethënëse. Ai ka përdorur rreth 250 mijë guralecë për këtë vepër të gjatë 15 metra dhe të lartë 2.7 metra.

Përveç fotografisë, në këtë mur janë shkruar edhe statistika të shpërnguljes së shqiptarëve përmes kufirit, si dhe thënie të politikanëve botërorë për luftën e viteve 1998-1999. Në Bllacën e 10 prillit, të vitit 1999 u dëbuan rreth 400 mijë shqiptarë nga Kosova nga pushtuesit serbë.

Sherifja ishte sot e ftuar në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, ku rrëfeu një prej momentet më të vështira që ka përjetuar. Vajza e saj e mitur për pak humbi jetën dhe sipas nënës, për 10 minuta e mitura nuk ka reaguar fare.

“Forcat serbe na detyruan të braktisim shtëpitë tona. Vajza nuk ka qarë për 10 minuta. Pas 10 minutash ka nisur të qajë dhe kur morëm udhën dhe u nisëm në drejtim të maleve të Bllacës. Kemi ecur për 24 orë në mes të të ftohtit.

Vajza më thotë: ‘Si ke mundur të më mbash në krahë në atë lodhje, në atë udhëtim, pa ngrënë, pa pirë?’ Kjo është sakrifica e të gjitha nënave në vitin 1999”, u shpreh ajo.

Më herët, nënë Sherifja ka treguar për mediat e huaja: “Pasi kishim ecur 24 orë pa ndërprerje, vajza ngriu dhe nuk qante më. Kishte ngrirë. Mendova që kishte vdekur. E mori kunata ime dhe e futi në furrë të sobës të një shtëpie në Bllacë. Pas dhjetë minutash vajza nisi të qante dhe refugjatët e tjerë nisën të duartrokisnin. Aty nisa të qaj. Kisha shumë emocione”./gazetashqip

Pas

Basha në familjen durrsake: Vijmë me plan pune jo premtime boshe, keni në dorë ndryshimin

Para

Kreshnik Spahiu bën krahasimin, tregon fëmijët e Adem Jasharit dhe të presidentit Meta

Para
Kreshnik Spahiu bën krahasimin, tregon fëmijët e Adem Jasharit dhe të presidentit Meta

Kreshnik Spahiu bën krahasimin, tregon fëmijët e Adem Jasharit dhe të presidentit Meta

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar