• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Turp të kesh! Turp të kesh ti”/ Sherr në studio, Rama përplaset me gazetarin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Turp të kesh! Turp të kesh ti”/ Sherr në studio, Rama përplaset me gazetarin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama është përplasur në studio gjatë një interviste në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo.

Babaramo: Bonaparti në fushatën e Egjiptit tha: “Shkencëtarët dhe gomarët në mes, t’i mbrojmë”.





Rama: Janë shumë të rëndësishëm, madje e fyen gomarin kur e krahason me disa këtu sepse gomari mbajti Perëndinë në kurriz dhe unë e admiroj gomarin për sa shumë mban dhe sa shumë ngarkesë çon nga një vend në një vend tjetër, por meqë më the kali kryesor i betejës, po të tregoj kalin. Vëri emrin që kanë dhe pastaj rrimë e merremi patjetër me gomarët, nuk ka asnjë problem. Por mos më thuaj që kali kryesor i betejës sime janë këta. Këta nuk janë kali kryesor i betejës sime. Kali kryesor i betejës sime është që eksportet bujqësore, meqë më thua se çfarë bëtë, e di ti Babaramo që ne sot, Shqipëria ime dhe e jotja, është eksportuesja më e madhe në Ballkan …

Babaramo:Për hashash?

Rama: Turp të kesh.

Babaramo: Jo, turp të kenë ata që e bëjnë dhe ata që i mbrojnë ata që e bëjnë.

Rama: Turp të kesh.

Babaramo: Turp të ketë Departamenti i Shtetit që thotë në raportin e tij që Shqipëria është eksportuesi më i madh i hashashit në Evropë.

Rama: Më dëgjo mua.

Babaramo: Turp të kenë ata që e bëjnë dhe turp të ketë ai që i mbron.

Rama: Tani më dëgjo mua këtu, të të them se për çfarë ti duhet të dish dhe të jesh edhe krenar, madje. E di ti që Shqipëria është eksportuesja më e madhe e një sërë produktesh bujqësore në rajon, përfshirë edhe Serbinë, përfshirë edhe Kroacinë? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të domateve në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të shalqirit në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të perimeve në rajon? E di ti këtë? E di ti që për sasinë e eksportit të frutave Shqipëria renditet e dyta, vetëm pas Serbisë?

Babaramo: Sepse këto shifrat e propagandës, kam dëgjuar edhe një shifër unë, mblodhe edhe ambasadorë aty te Pallati i Kongreseve dhe doli d.m.th., me ato shifrat 99,8, si të shokut Enver, d.m.th. që është korrur, është shkatërruar kanabisi, 99,8 e kanabisit në Shqipëri. Por vetëm në oborrin e Kryeministrisë, aty te kërpudha nuk qe mbjellë. U rrëzua edhe avioni. U rrëzuan dy avionë.

Rama: Turp të kesh.

Babaramo: Të kem unë turp?

Rama: Po.

Babaramo: Ju nuk jeni turp d.m.th. nuk ndieni turp që ju ka ndodhur kjo? U rrëzua avioni ma hashash. Çfarë mase morët ju si shtet?

Rama: E para, njëherë…

Babaramo: Në një vend normal, në vendin e Enarkëve të Holondit, po të kishit telefonuar Holondin, do t’i kishit thënë: më ndodhi kjo. Unë vij vërdallë dua të bëj një aerodrom që të sjell turistë, por nuk po e bëj dot. Por ndërkohë industria paralele e hashashit ka ndërtuar një pistë, 20 km në vijë ajrore nga kryeqyteti”. U rrëzua avioni me hashash aty. As polici i zonës aty nuk u shkarkua. Duhej të ishte stuhi shkarkimesh. Por vazhdojmë, turpi mbetet i imi.

Rama: Vazhdo, vazhdo, po të dëgjoj.

Babaramo: Këtë kisha.

Rama: Vazhdo se po të dëgjoj. Vazhdo, s’ka problem. Po të dëgjoj. Turpi yt ishte për faktin që unë po të flisja me pasion për shifrat e eksporteve bujqësore, për të shpjeguar se si do të shkojmë në 1 miliardë, pasi kemi vajtur në 400 milionë eksporte bujqësore, dhe ti bëre një ndërhyrje të turpshme. Ndërkohë që s’ka problem, mund ta përmendësh edhe hashashin…

Pas

Takimi me Bashën në Kombinat, Kryemadhi: Nuk ka moskomunikim, këto janë raportime të patronazhistëve

Para

“Kape, kape, kape”, ja momenti kur i riu plagosi punonjësin e picerisë dhe niset me thikë drejt xhamisë

Para
“Kape, kape, kape”, ja momenti kur i riu plagosi punonjësin e picerisë dhe niset me thikë drejt xhamisë

"Kape, kape, kape", ja momenti kur i riu plagosi punonjësin e picerisë dhe niset me thikë drejt xhamisë

Të Gjitha

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

nga Fast News
13:06 | 19/08/2025
0

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

Recent News

4 zakonet e njerëzve të pasur

4 zakonet e njerëzve të pasur

13:06 | 19/08/2025
Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar