• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Tre krizat ndërkombëtare që po vënë në provë Xho Bajdenin

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Tre krizat ndërkombëtare që po vënë në provë Xho Bajdenin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Pierre Haski

Xho Bajden e dinte se si president do të detyrohej të përballej me një botë të trazuar dhe plot gracka, por ndoshta jo deri në këtë pikë. Në fakt, nëmë pak se 3 muaj që nga hyrja e tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të menaxhojë 3 kriza të njëkohshme ndërkombëtare, potencialisht shumë të rrezikshme, me3 rivalë të vendit të tij.

Pavarësisht nëse ato janë kërcënimet gjithnjë e më të vazhdueshme të Kinës kundër ishullit të Tajvanit, rritja e tensioneve në Ukrainë për shkak të përqendrimit të trupave ushtarake ruse në kufi, apo Irani që premton hakmarrje ndaj Izraelit pas sulmit në kompleksin bërthamor në Natanz, Shtetet e Bashkuara janë gjithmonë në ballë të frontit.

Në këto tri ngjarje shpërthyese ekziston një dimension diplomatik dhe një tjetër ushtarak, që do të vënë në provë vendosmërinë e presidentit të ri, aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të ruajtur shkallën e pretenduar të superfuqisë nga Bajden, dhe qëndrueshmërinë e aleancave që Uashingtoni po përpiqet të rindërtojë pas neglizhencës së presidencës së Donald Trump.

Historia dhe dinamika

Të tria krizat janë të vjetra,dhe secila ka historinë dhe dinamikën e vet. Por ato u rindezën njëkohësisht që në fillim të presidencës së Xho Bajdenit. Kjo është një shenjë se po ri-përcaktohet ekuilibri i forcave, me ose pa konsultën e më të mëdhenjve.

Natyrisht, secili ka axhendën e tij. Kina ka shumëfishuar provokimet e saj në drejtim të Tajvanit, duke i treguar Shteteve të Bashkuara se nuk duhet që të ndërhyjë në këtë çështje. Nga ana e tij, Uashingtoni po shfaq një paqartësi strategjike në lidhje me reagimin e tij të mundshëm në rastin e një pushtimi të Tajvanit. Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken është zotuar vetëm që ta furnizojë Tajvanin “me mjetet për të mbrojtur veten”. Ndërkohë, situata ushtarake duket shumë e rrezikshme.

A do të rinisë Putini luftën kundër Ukrainës?

Ditët e fundit kemi parë imazhet e marinsave amerikanë që vëzhgonim me sy të lirë në Detin e Kinës Jugore aeroplanmbajtësen kineze“Liaoning”, simbolin e marinës kineze, ndërsa avionët bombardues kinezë i kanë sfiduar tajvanezët duke njoftuar në radio që hapësira ajrore është kompetencës së tyre.

Nga ana e saj, Rusia mund të rindezë konfliktet e fjetura në hapësirën ish-sovjetike,për të treguar se është aty. Sigurisht,Vladimir Putinit nuk i pëlqyen aspak fjalët e para të Bajden për të. A do ta rinisë ai luftën në Ukrainë ?

Kërcënimi është marrë aq seriozisht, sa kreu i diplomacisë Blinken dhe homologu i tij i mbrojtjes Lloid Ostin do të vizitojnë këtë javë selinë e NATO-s në Bruksel. Irani përbën një rast edhe më kompleks.

Një dialog i tërthortë midis amerikanëve dhe iranianëve nisi në Vjenë javën e kaluar, në funksion të rishikimit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Diskutimet u gjykuan pozitivisht, por sulmi në Natanz, i kryer qartazi nga izraelitët e ndryshoi situatën. Më 12 prill, Shtetet e Bashkuara bënë të ditura se nuk kishin gisht në atë sulm.

Secili prej 3 konteksteve ka dinamikën e vet, por fakt është se Shtetet e Bashkuara po përballen me 3 vende që po bashkëpunojnë gjithnjë e më ngushtë me njëri-tjetrin. Kina sapo ka nënshkruar një partneritet strategjik me Iranin, dhe mban lidhje shumë të ngushta me Moskën.

Skenari më optimist është ai i një bote të re të viteve 20 të mijëvjeçarit të tretë, në të cilën protagonistët vendosen në provë, në pritje të ri-përcaktimit të ekuilibrit të fuqive. Nga ana tjetër, më pesimistët kalojnë nëpërmjet shpërthimit të konflikteve pak a shumë të hapura. Sido që të përfundojnë këto sfida, ndërkohë ne po jetojmë në një epokë shumë të rrezikshme për të gjithë botën./ bota.al

Pas

“Jam person shumë i drejtpërdrejtë” Yuri Kim del me tjetër mesazh të fortë 10 ditë para zgjedhjeve

Para

“Shyqyr që tha njëri “s’dua” Rama viziton maternitetin e ri, habitet me mjekun që s’do rritje rroge

Para
“Shyqyr që tha njëri “s’dua” Rama viziton maternitetin e ri, habitet me mjekun që s’do rritje rroge

“Shyqyr që tha njëri “s’dua” Rama viziton maternitetin e ri, habitet me mjekun që s’do rritje rroge

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar