• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Skema për të përfituar para/ Arrestohen 6 persona në Pogradec, përdornin ndihmat për të mitur me probleme shëndetësore

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Skema për të përfituar para/ Arrestohen 6 persona në Pogradec, përdornin ndihmat për të mitur me probleme shëndetësore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Gjashtë persona janë arrestuar nga policia për krime në fushën kibernetike.

Këta persona kanë ngritur një skemë mashtrimi kompjuterik ku përfitonin para duke përdorur e mashtruar persona që ishin të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

Ata kanë kryer qindra transaksione brenda 6 muajve nga shqiptarë brenda apo jashtë Shqipërisë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve kibernetike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kameleonët”.

Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Vihen në pranga 6 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në kuadër të një procedimi penal në ndjekje, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë kryer hetime gjithëpërfshirëse në lidhje me verifikimin dhe ndjekjen penale të disa shtetasve, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit ndaj shtetasve:

L., 23 vjeç, D. D., 29 vjeç, G. R., 41 vjeç, E. M., 37 vjeç, të katërt banues në Pogradec, K. H., 27 vjeç dhe L. K., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. C., 23 vjeç, banues në Pogradec.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuterik për përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetësore.

Për këtë arsye, këta persona vendosnin në dispozicion të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacioneve, duke i tërhequr ato në institucione të ndryshme financiare. Tërheqja bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacioneve, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatuese do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal.

Këta shtetas, për një periudhë rreth 6-mujore, kanë arritur të marrin qindra transaksione financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin e Shqipërisë, por dhe jashtë saj.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celular, dokumente tërheqjesh monetare, një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë etj.

Aktualisht po punohet me ritme të shpejta për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

U kryen veprimet procedurale përkatëse dhe materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.

Njëkohësisht, Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike u bën thirrje të gjithë shtetasve që kanë dyshime të arsyeshme për funksionimin e skemave të tilla të na vënë në dijeni në adresën e postës elektronike Ç@asp.gov.al dhe në numrin e telefonit 0694155552, po ashtu dhe në aplikacionet e komunikimit si ËhatsApp, Viber etj.

Pas

E moshuara nga Berati ndërroi jetë 10 orë pasi bëri vaksinën/ Mjekja tregon çfarë ndodhi

Para

‘Është karrige e rëndë kjo’, Rama me “oligarkun e domateve”: Tregojua pak analistëve sa punë ke!

Para
‘Është karrige e rëndë kjo’, Rama me “oligarkun e domateve”: Tregojua pak analistëve sa punë ke!

‘Është karrige e rëndë kjo’, Rama me "oligarkun e domateve": Tregojua pak analistëve sa punë ke!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar