Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Shenjat e hershme që trupi po shkatërrohet nga kjo sëmundje e rrezikshme!

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Shenjat e hershme që trupi po shkatërrohet nga kjo sëmundje e rrezikshme!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Veshkat filtrojnë gjakun dhe prodhojnë urinë, e cila nxjerr substanca të dëmshme nga organizmi, kështu që funksioni i tyre është shumë i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm

Kanceri i veshkave po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, ndërsa simptomat ndonjëherë mund të jenë të fshehura mirë.

Ekzistojnë disa lloje të kancerit të veshkave, dhe midis tyre, më i shpeshti është karcinoma e qelizave të veshkave, i cili përbën rreth 85% të të gjitha rasteve, transmeton Telegrafi.

Faktorët e rrezikut

Shkaku i saktë i kancerit të veshkave është i panjohur. Sidoqoftë, me studime të ndryshme janë veçuar disa nga faktorët e mundshëm të rrezikut.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Njerëzit që pinë duhan, janë obezë dhe kanë presion të lartë të gjakut janë në rrezikun më të lartë të zhvillimit të kancerit të veshkave, thonë mjekët.

Gurët në veshka, pezmatimi kronik i veshkave, por edhe ekspozimi ndaj disa kimikateve kontribuojnë në zhvillimin e kancerit të veshkave.

Kanceri i hershëm i veshkave shpesh nuk ka kurrfarë simptomash.

Shenjat paralajmëruese

▪ Gjak në urinë
▪ Dhimbje të mesit
▪ Dhimbje e kockave
▪ Humbje e paarsyeshme në peshë
▪ Plogështi, lodhje
▪ Temperaturë të kohëpaskohshme
▪ Ethe me ndërprerje
▪ Te burrat, fryrje të venave në testikujt
▪ Fryrje në qafën tuaj
▪ Një gungë poshtë shpinës

Faktorët predispozues

▪ Mosha. Njerëzit në moshë janë më të predispozuar për kancer të veshkave
▪ Pirja e duhanit
▪ Obeziteti
▪ Tensioni i lartë i gjakut
▪ Trajtimi i insuficiencës renale kronike. Pacientet në dializë për një kohë të gjatë, janë më të rrezikuar ndaj kancerit të veshkës
▪ Disa sindroma të trashëguara: Sëmundje të tjera gjenetike si sëmundja von Hippel-Lindau, sindromi Birt-Hogg-Dube, ose sindromi Cowden, mund të rrisin riskun për kancer renal.

Diagnostikimi

Për diagnostikim të kancerit të veshkave përdorën:

▪ Analiza e urinës
▪ Analiza e gjakut
▪ Tomografia e kompjuterizuar (CT)
▪ Rezonanca magnetike (MRI)
▪ Biopsia dhe analiza histopatologjike

Mjekimi

Bashkë me mjekun tuaj do të vendosni për trajtimin më të mirë për mjekim, që varet nga shumë faktorë, siç është gjendja e përgjithshme shëndetësore, tipi, stadiumi dhe përhapja e sëmundjes.

Intervenimi kirurgjik është trajtimi i parë që aplikohet, por bëhet edhe kombinim me radioterapi, kimioterapi dhe imunoterapi.

Pasi që veshkat janë organ çift, është e mundur që të hiqet veshka, pa u çrregulluar shëndeti i përgjithshëm, nëse njëra veshkë është në rregull. Në shumë raste të mjekimit te pacientët nevojitet qasje multidisiplinore.

Pas përfundimit të trajtimit të kancerit në veshka, pacienti duhet të bëjë kontrolle të rregullta.

Parandalimi

Hiqni dorë nga duhani, mbajeni peshën trupore normale, bëjuni aktiv fizikisht, kontrolloni rregullisht presionin e gjakut dhe një herë në vjet viziton urologun. /Telegrafi/

Pas

Ka një arsye pse burrat fiksohen pas vitheve të mëdha

Para

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 10 prill 2021

Para
Parashikimi i motit/ Dita nis me rritje temperaturash dhe kthjellime, por ja kthesa që vjen pasdite

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë 10 prill 2021

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora