• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

SHBA-ja do të analizojë mpiksjet e gja kut pas marrjes së vaksinës Johnson&Johnson

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
SHBA-ja do të analizojë mpiksjet e gja kut pas marrjes së vaksinës Johnson&Johnson
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të organizojë një takim me një komitet këshillues më 14 prill, për të rishikuar rastet që janë përballur me mpiksje gjaku, pas pranimit të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë Johnson & Johnson (J&J).

Takimi i Komitetit Këshillues për Praktika të Imunizimit vjen pasi Qendra amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe kanë rekomanduar më 13 prill, një pauzë për përdorim të vaksinës, derisa ajo të rishikohet.

Ky Komitet do të rishikojë gjashtë raste që janë raportuar te gratë e moshave 18-48 vjeç, të cilat kanë pasur mpsikje gjaku në mes të gjashtë dhe 13 ditëve pas pranimit të vaksinës.

Njëra prej grave ka vdekur, dhe tjetra është në gjendje kritike, ka thënë Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe.

Rregullatorët kanë thënë se shpresojnë në zgjidhje të kësaj çështjeje brenda ditësh.

Pezullimi i vaksinës së kësaj kompanie përbën kthim mbrapa në fushatën globale të vaksinimit, pasi kjo vaksinë pati rritur shpresat, meqë merret vetëm në një dozë dhe ruhet e transportohet lehtë.

Anthony Fauci, këshilltari mjekësor i presidentit amerikan Joe Biden, dhe koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, kanë mbrojtur vendimin për të pauzuar vaksinën.

“Ne duam që agjencitë të udhëhiqen me shkencë”, u ka thënë Zients gazetarëve, derisa Fauci ka përmendur se gati 7 milionë persona kanë marrë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, dhe se problemet e raportuara “janë më pak se një në milion”.

Pauzimi i dhënies së vaksinave të kësaj kompanie mund të ndikojë edhe në rënie të besimit për të gjitha vaksinat.

Mirëpo Shtëpia e Bardhë ka thënë se kjo situatë mund të ketë efekt të kundërt, sepse demonstron shkallën e kujdesit që aplikohet në këtë proces.

“Në fakt mendoj se ky është argument i fortë për siguri”, ka thënë Fauci.

Biden ka thënë se edhe me ndërprerjen e dhënies së këtyre vaksinave, ende ka doza të mjaftueshme të vaksinave kundër koronavirusit të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, për të vazhduar vaksinimin e miliona amerikanëve në ditë.

Gati 50 për qind e të rinjve në Shtetet e Bashkuara kanë pranuar të paktën një dozë vaksine.

Biden ka pasur nga fillimi qëndrim të ashpër ndaj pandemisë, e cila ka lënë të vdekur 559,000 persona në Shtetet e Bashkuara.

Pas ndalesës në SHBA, edhe Afrika Jugore dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se do të presin vendimin e autoriteteve amerikane, para se të marrin vendim për këtë vaksinë.

Javën e kaluar, Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka njoftuar se është duke hetuar katër incidente të raportuara të trashjeve të mundshme të gjakut, pas vaksinimit me Johnson & Johnson, mirëpo nuk e ka ndryshuar statusin e rekomandimit.

Kjo agjenci ka identifikuar edhe një lidhje të mundshme në mes të trashjeve të gjakut dhe vaksinave të kompanisë AstraZeneca, në raste të rralla, mirëpo megjithatë ky institucion ka thënë se përkrah vaksinën, meqë përfitimet i tejkalojnë rreziqet.

OBSH-ja rekomandon vazhdimin e imunizimit me vaksinën AstraZeneca
Megjithatë, shumë vende brenda bllokut evropian kanë kufizuar përdorimin e vaksinave të AstraZenecas për grupet më të moshuara.

Vaksinat e kompanive Johnson & Johnson dhe AstraZenenca njihen si vaksina vektoriale.

Ato përdorin një virus të padëmshëm për të dërguar informacionin gjenetik të koronavirusit në organizëm.

Ky informacion ndihmon në aktivizimin e sistemit imunitar dhe prodhimin e antitrupave.

Moderna dhe Pfizer/BioNTech kanë prodhuar ndryshe vaksinat, duke dërguar kodin gjenetik të virusit në organizëm, për t’i mësuar qelizat se si të nxisin sistemin imunitar që të përgjigjet ndaj koronavirusit./rel

Pas

“Do fitosh ti apo ne?”, Rama me mbështetësin e PD: Do ju nxjerrim dhe ju nga tuneli

Para

Meta kthen ligjin për “Sigurimin e detyrueshëm në transport” (Arsyet)

Para
Nuk ndalet Meta, zbulon bisedat me të huajt dhe kërcënon: Mjafton të thërras…

Meta kthen ligjin për “Sigurimin e detyrueshëm në transport” (Arsyet)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar