Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:10, në Rrogozhinë.
Policia njofton se shtetasi A. H., 30 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur, është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.







