Në një kohë kur procesi i numërimit të votave në gjithë vendin po shkon drejt fundit, mëngjesin e sotëm ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjete sociale, ai ka publikuar një shprehje të Michael Jordan i cili thotë po punove fort ia del.
“MIRËMËNGJES
Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë – Michael Jordan”, shkruan Rama.
Përmendim faktin se deri në këto momente, referuar të dhënave të KQZ, Partia Socialiste kryeson në rang kombëtar.









