• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Premtonte nënë e babë” Rama kujton garën me Bashën për Bashkinë e Tiranës: Tani ju thotë lekë, unë punë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Premtonte nënë e babë” Rama kujton garën me Bashën për Bashkinë e Tiranës: Tani ju thotë lekë, unë punë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot nga njësia numër 1 garën me Lulzim Bashën në 2011 për Bashkinë e Tiranës.

Me ironi kreu i qeverisë tha se Basha premtonte para 10 vitesh nënë e babë, por dy i kishte spektakolare sipas tij: Ai thekson se pavarësisht se si e fitoi garën, Basha nuk pa më askënd si kryebashkiak për 4 vite pasi sytë iu mbyllën për gjumë.

Rama thekson se sot Basha premton vetëm lekë për këdo që takon, por mbrapsht do i fusë dy gishtat secilit në bebet e syve, kurse ai premton punë.

‘’Porta të reja nga deti, nga qielli, për të sjellë shumë më tepër turistë. Të mund të shoqërojmë me shumë me tepër njerëz të gatshëm për të mbuluar kërkesa nga profesione nga më të ndryshme e specializuar. S’flasim për shkencëtarë të lartë, por zantçinj të mirfilltë. Më shumë se një arsim të lartë, por kanë arsim profesional.

Unë dua, por kjo dua nuk është dëshirë, vjen nga thellësia e shpirtit tim. Vjen nga thellësia e bindjes sime, kam bindje shumë të thellë. Dielli i Shqipërisë mos shkëlqejë vetëm për turistët, jo vetëm për ata që i kanë më ndryshe, por të shkëlqejë për secilin.

Erioni përmendi disa gjëra në lidhje me çfarë nuk bëri Luli si kryebashkiak. Ju kujtova zotërinjve në Librazhd, për ju nuk është histori televizori, është historia e 4 viteve si qytetarë të Tiranës. Që kur Basha doli në atë garë premtonte nënë e babë kur thonë, më kujtohen dy premtime spektakolare, tramvaji dhe çmimi  ibukës. Nuk iu drodh qerpiku. Bën të njëjtën gjë sot.

Kam ardhur të të shosh sy më sy, në dyqanet e bukës, duke kapur bukën, dhe duke i thënë do e ul çmimin e do i shoh

E mori si e mori. Po mori Bashkinë e Tiranës, sytë e tij nuk panë më askënd, sepse u mbyllën ëpr gjumë. Ajo çka pësoi Tirana, ishin 4 vite të humbura. Tirana filloi të rikthehet tek gropat, plehrat, shkollat, çerdhet e kopshtet në pikë të hallit. Pa folur për trafikun.

Çfarë thotë sot?

Lekë, lekë, lekë, lekë. Iu premton të gjithëve lekë. Me makina, me bori, me flamuj, lekë lekë, lekë. Ndërsa unë them punë punë punë punë. Nuk është e vështirë për ata që nuk kanë qenë të vegjël fare në ato vite, për të kujtuar kohën kur ishte një Xhaferr, me makina me bori, me njerëz që e shoqëronin karvan karvan, dhe e prisnin me këngë, dhe i thoshte lekë, lekë. Xhaferri i  thoshte më e jep 1, t’iu jap 2. Luli i thotë më jep 1 votë, të të jap kaq lekë. T’iu jap e shtëpi kur të martoheni, mijëra euro sapo dilni nga barku i nënës.

Nuk iu jep jo lekë, por iu jep mbrapsht dy gishtat në të dy bebet e syrit. Kush premton punë, jo duke thënë do iu jap punë e vetë duke fjetur gjumë, por duke punuar pa pushim. Atëhere kur ke një punë, vjen lekë. Kur shkon pas premtimit të lekëve, jo punë s’ke. Shqiptarët kanë gabuar disa herë, kur janë ndjerë të lodhur, rraskapitur, janë ndjerë në atë rrugën, ka Haxhi Qamilin, kap një rrugë, të dalë ku të dali.

Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë një vend që do të vizitohet nga aq shumë njerëz, e këtu të mos ketë pjesë të këtij vendi, që njerëzit me punën e tyre edhe në majë të malit, të mos fitojnë më shumë seç do të fitonin në emigracion. Është e mundur, na duhet besimi, koha. Prandaj me 25 prill, duhet të vazhdojmë me këmbëngulje për të ardhmen tonë.’’- tha Rama.

Pas

Më në fund/ Ky është shteti i parë në botë që hap dyert për turistët e vaksinuar

Para

Rinisin nesër fluturimet me Britaninë/ Aeroporti i Rinasit nxjerr njoftim: Ja çfarë duhet të kenë parasysh udhëtaret

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar