• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pasaporta e vaksinimit/ A mund të lëvizin jashtë ata që nuk e bëjnë? Ja si përgjigjet Skënder Brataj

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Brataj tregon kërcënimet drejt 127: Më thuaj kush je se do të vras
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka bërë me dije sot se pasaporta e vaksinimit nuk do të pengojë lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Europian.

Ai sqaron me anë të një reagimi të gjatë se qytetarët që nuk kanë bërë vaksinën ose tampon do të qarkullojnë në Evropë, por në këtë rast ata do të duhet të përshtaten me çdo kusht të vendosur nga shteti anëtar i BE-së.





Ai sqaron më tej se: “Qytetarët që nuk u ka ardhur radha të vaksinohen mund të bëjnë tamponin para se të lëvizin.

Qytetarët që nuk duan ta bëjnë vaksinën (nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme), nuk mund të ndalohen nga levizja e lirë”, pasi sipas tij janë shkelje të të drejtave të njeriut.

MESAZHI I PLOTE:

PASHAPORTA E VAKSINIMIT TË BE-së!

Covid-19, a do të lëvizim gjatë kësaj vere?

Në një artikull Doctor 33 tregon ecurinë dhe domosdoshmërinë e pashaportës së vaksinës kundër Covid-19, ose mënyrat e tjera për lëvizjen në Bashkimin Evropian.

Certifikata dixhitale e udhëtimit ose “certifikata e gjelbër dixhitale”: është emri “politikisht i saktë” i pashaportës së vaksinimit që Bashkimi Evropian do të donte të niste në qershor. Qytetarët europian që udhëtojnë për punë ose turizëm duhet të provojnë se nuk janë bartës të koronavirusit. Për këtë arsye do të jetë e nevojshme të vërtetohet një nga tre kushtet e mëposhtme:

Të keni bërë vaksinën kundër Covid-19.

Të jeni shëruar në gjashtë muajt e mëparshëm nga Covid-19 dhe të keni vërtetim për këtë.

Të keni bërë tampon që vërteton se nuk jeni të infektuar nga virusi.

Janë tre variante të ndryshme që disi e komplikojnë procesin e miratimit të propozimit të paraqitur në mars nga Komisioni i BE-së, Parlamentit Evropian. Në fakt, do të kërkohej një minimum uniformiteti në modularët e vendeve anëtare të BE-së dhe në të njëjtën mënyrë do të kërkohej kompjuterizimi i sistemeve të lëshimit të këtyre informacioneve nga spitalet, ose institucionet përgjegjëse.

Komisioneri i BE për tregun e brendshëm, Thierry Breton në TV Francez, theksoi se hyrja në fuqi e certifikatës(pasaportës) mund të kalojë në pjesën e dytë të Qershorit, por një gjë është e sigurt: çertifikata(pashaporta) do të duhet të pranohet në të njëjtën kohë në vendet e Bashkimit Evropian. Së pari, një periudhë prove e kalimit në vendet anëtare nuk përjashtohet.

Çertifikata evropiane “jeshile” do të përmbajë emrin, mbiemrin, datën e lëshimit me metodat (për shembull, informacion mbi çdo vaksinimin, tamponin ose mbi shërimin nga Covid-19.

Ajo do të jetë falas, në gjuhën kombëtare dhe në anglisht, i disponueshëm në smartphone, do të ketë një kod QR të fotografueshëm, do të përmbajë një nënshkrim dixhital anti-falsifikim të autoritetit lëshues dhe do të jetë i vlefshëm në të gjitha 27 vendet e Bashkimit Evropian. Kriteri i dhënies së pashaportës është ende i pa përcaktuar. Sipas Brukselit, autoritetet lokale shëndetësore mund ta caktojë atë, për shembull përmes qendrës shëndetësore ku qytetari ka bërë vaksinimin.

Mundësisht do të merret më vonë, në format dixhitale të shkarkueshëm në telefonin tuaj celular, ose direkt në letër.

Sidoqoftë, për ata persona që nuk kanë bërë vaksinën ose nuk kanë janë infektuar nga virusi, lëvizja e tyre nuk do të ndalohet, madje edhe në një nivel kontinental. Ëebfaqja e Bashkimit Evropian nënvizon se çertifikata nuk do të përbëjë një parakusht për lëvizjen e lirë, e cila është një e drejtë themelore në BE. Një deklaratë e rëndësishme, duke konsideruar se nuk është e mundur që të gjithë qytetarët të vaksinohen (janë të sëmurë të shëruar prej pak kohësh) deri në fillim të verës, dhe se çdo diskriminim në udhëtime mund të jetë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe antikushtetuese. Me fjalë të tjera, qytetarët që nuk kanë bërë vaksinën ose tampon do të qarkullojnë në Evropë, por në këtë rast ata do të duhet të përshtaten me çdo kusht të vendosur nga shteti anëtar i BE-së.

Shqipëria e ka dixhitalizuar pashaportën e vaksinës, gjë që na jep një avantazh për lëvizjen e lirë. Në artikullin e mësipërm siç duket, nuk kërkohet lloji i vaksinës, shqetësim për qytetarët që kërkojnë informacion nëse varet nga lloji i vaksinës, lëvizja. Po ashtu nuk mund të përjashtohen qytetarët në moshën nën 18 vjeç të cilët nuk do të vaksinohen.

Qytetarët që nuk u ka ardhur radha të vaksinohen mund të bëjnë tamponin para se të lëvizin.

Qytetarët që nuk duan ta bëjnë vaksinën(nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme), nuk mund të ndalohen nga levizja e lirë. Pra janë shkelje të të drejtave të njeriut.

Kuptohet që çdo gjë varet nga vetë shtetet se çfarë politikash do të ndjekin gjatë kësaj vere.

Këshilla është që të gjitha llojet e vaksinave në Republikën e Shqipërisë sjellin benefite për shëndetin tuaj.

Ulin transmetimin e infeksionit.

Ulin në mënyrë të theksuar format e rënda të sëmundjes.

Ulin shtrimet në spitale.

Ulin humbjet e jetës.

Procesi i vaksinimit ka mbërritur në 345.934(12.2%) dhe ka indikuar në uljen e këtyre indikatorëve.

Këshilla, Rekomandimi është:

VAKSINOHUNI, RUANI JETEN!

Dr. Skender Brataj

Pas

Quajti “çamarrokë” çunat e Londrës/ Ismet Drishti i jep përgjigjen epike Ballukut: Çunat e Kukësit janë nga dy metër, çamarrokun e kanë dy pëllëmbë

Para

E zuri dollapi i shtëpisë, plagoset rëndë 3-vjeçari niset drejt Tiranës

Para
Tronditet Orikumi/ Shpërthim i fuqishëm pranë një banese, dalin detajet e para

E zuri dollapi i shtëpisë, plagoset rëndë 3-vjeçari niset drejt Tiranës

Të Gjitha

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

nga Fast News
10:00 | 26/07/2025
0

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

nga Fast News
09:15 | 26/07/2025
0

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

Toka po rrotullohet më shpejt këtë verë, si ndikon kjo në jetët tona

nga Fast News
08:45 | 26/07/2025
0

5 taktika për të blerë më lirë

5 taktika për të blerë më lirë

nga Fast News
08:15 | 26/07/2025
0

Recent News

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

Birra apo vera, kujt i përket froni i pijes më të mirë alkolike

10:00 | 26/07/2025
Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

Pse u bë me detyrim sigurimi i banesave? Ja sa sigurohemi aktualisht

09:15 | 26/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar