Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa në shumë bashki numërimi ka përfunduar totalisht.
Deri më tani PS del forcë e parë me 75 mandat e ndjekur nga PD-An me 57 mandate e më pas LSI me të tilla.
Surprizë është PSD e Tom Doshit me 3 mandate aktualisht.
Qarqet tashmë ndahen në 8 për PS dhe 4 për PD. Kjo pasi gjatë orëve të mbrëmjes pati përmbysje të rezultatit në Dibër, ku deri më tani kryeson Partia Demokratike.







