Ditën e sotme ka nsiur vaksinimi i forcave policore në stadiumin “Air Albania”. Kryeministri Edi Rama ndodhet në stadium për të ndjekur nga afër situatën.
Bashkë me kryeministrin janë edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
“Me shëndet, me shëndet, shef, o shef”-dëgjohet kryeministri teksa përshëndet efektivët që morën sot dozën e parë të vaksinës Sinovac.
“Kam lexuar një artikull të Neë York Times dje që thoshte vaksina kineze ka efektivitetin më të madh,” i tha Rama Veliut.