Avokati Altin Goxhaj deklaron se është kërcënuar me jetë nga “familja e patronazhistëve” që aderon pranë Partisë Socialiste.
Gjithashtu ai paralajmëron se do të ngrejë një padi kolektive ndaj kësaj force politike për vjedhjen dhe abuzimin me të dhënat personale.
Goxhaj shton se do të kërkojë dëmshpërblim për pasojat që janë shkaktuar ndaj qytetarëve.
“Sot familja e patronazhistave ka guxuar dhe na ka kërcënuar me jetë ne si studio ligjore. Ne i kërkojmë publikisht të blejnë brisqe të markës Gillet, shkumë Nivea dhe krem aftershave Dior. Ndërsa tjetër gjë se çfarë do të bëjmë me fuksat në aspektin ligjor.
Por pyetja për ju të gjithë nga Studio jonë Ligjore është:
A JENI GATI PËR NJË PADI KOLEKTIVE NDAJ PS DHE SHTETIT PËR VJEDHJEN, ABUZIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE DHE DËMSHPËRBLIM PËR PASOJAT E RËNDA AË NA KANË SHKAKTUAR?”, shkruan Goxhaj në postimin e tij në rrjetet sociale.