Në qoftë se ju pëlqen që dita juaj të nisë me shumë lëngje dhe jo ushqim, ekzistojnë mundësitë që të jeni në mëdyshje mes qumështit dhe lëngut të portokallit.
Me siguri, në përgjumje e sipër ndoshta nuk mund të përcaktoni se cila është alternativa më e shëndetshme për ju, mirëpo në vijim ju sjellim disa këshilla të cilat mund t’ju nevojiten.
Avantazhet e lëngut të portokallit
Një gotë me lëng portokalli të freskët përmban 110 kalori. Një gotë plotëson dozën e plotë të nevojshme të vitaminës C. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm i cili mbron lëkurën nga dëmet që i shkaktohen nga ndotja mjedisore dhe dielli.
Disavantazhet e lëngut të portokallit
Në qoftë se e teproni me lëngun e portokallit do të dëmtoni së tepërmi enamelin e dhëmbëve. Sipas ekspertëve, njerëzit të cilët pijnë lëng portokalli për pesë ditë me rradhë humbasin fortësinë e enamelit të dhëmbëve me 84%. Pijet energjike dhe ato të gazuara kanë ndikim më të keq pasi kanë nivel aciditeti më të lartë dhe më të dëmshëm.
Avantazhet e qumështit
Një gotë me qumësht plotëson gjysmën e nevojës ditore për kalçium dhe rreth 20% të nevojave ditore për proteinë.
Sipas studimeve, njerëzit që pijnë qumësht në mëngjes kanë më pak gjasa që ta teprojnë me ushqimin në vaktin e rradhës.
Një situatë e tillë vjen falë natyrës plotësuese të proteinës dhe faktit që kalçiumi rregullon hormonet të cilat kontrollojnë peshën trupore.
Disavantazhet e qumështit
Yndyra e gjendur tek qumështi i plotë është e ngopur teksa rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare si edhe gjasat e mbipeshës.
Nëse e marrim në aspektin mjedisor, qumështi jo-organik vjen nga kafshë të ushqyera me antibiotikë si dhe hormone.
Cila alternativë është më e mirë
Ju këshillojmë të zgjidhni qumështin. Ai është shumë miqësor me dhëmbët pasi përmban kalçium.
Por sigurohuni që të jetë organik dhe pa pesticide, fertilizues, antibiotikë si dhe hormone.
Qumështi organik përmban 50 përqind më shumë vitaminë E që lufton tumoret dhe sëmundjet e zemrës.
Po ashtu, përmban 70 përqind më shumë acide yndyrore omega-3.
Por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga lëngu i portokallit. Një këshillë; shpëlani gojën pasi të keni pirë lëng portokalli