Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kosovë/ Seanca për zgjedhjen e presidentit në ora 18:00

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Kosovë/ Seanca për zgjedhjen e presidentit në ora 18:00
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës të mbahet të shtunën në ora 18:00.

Lajmi është konfirmuar nga ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Vendimi për mbajtjen e seancës është marrë pas kërkesës së 41 deputetëve, tha ajo.

Për postin e presidentit kandidojnë: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Që të dy në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë kandiduar me Listën e Osmanit, që garoi në kuadër të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Opozita kërkon tërheqjen e ndryshimeve në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme
Të premten pasi Qeveria e Kosovës paralajmëroi procedimin për shqyrtim në kuvend të ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kërkoi nga kryeministri, Albin Kurti të ndalë “shantazhin ndaj opozitës”. Ai tha nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë Kurti, qëllimshëm do ta dërgojë vendin në zgjedhje të reja.

Kuvendi u mblodh të premten në mbrëmje në një seancë të jashtëzakonshme, mirëpo kërkesa për shqyrtimin me procedurë të shpejtë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk kaloi pasi opozita votoi kundër.

Ndryshimet e ligjit do t’i mundësonin diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se propozimi për shqyrtimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme nuk është tërhequr. Deklarata u bë nga shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili e lëshoi mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

“Ne si LDK presim që të tërhiqet ai projektligj, të merren garanci që do të kemi reformë thelbësore në aspektin e zgjedhjeve të përgjithshme sepse nuk ka emergjencë”, ka thënë Gashi.

Por, Kusari-Lila tha se u ka kërkuar përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës që të konfirmojnë se në rast të dorëzimit të nënshkrimeve për tërheqjen e propozimit për shqyrtimin e ligjit, LDK-ja të garantojë se do të jetë në sallë për të votuar për kandidaten e VV-së për presidente.

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një deklarate për media të shtunën tha se ka marrë garancën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatës së Vetëvetëndosjes për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani se “gjithçka që ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet, do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore”.

Ndikimi në zgjedhjen e presidentit
Pa pjesëmarrje në votim të të gjithë deputetëve të LDK-së, Vetëvendosje do ta ketë të pamundur të zgjedhë presidentin e Kosovës.

LVV-ja ka 58 ulëse në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë. Nga komunitetet, Lista Serbe, në zgjedhje i ka fituar dhjetë ulëset e garantuara; dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota për të deputetëve.
Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe, ndërsa partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër. Lista Serbe nuk është deklaruar./REL

Pas

Fotot/ 4 kriminelët më të rrezikshëm që janë ende në qarkullim

Para

Bilanci i 24 orëve të fundit të pandemisë/ Ja sa të infektuar dhe humbje jetë janë shënuar

Para
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas drejtuesin e motorit, ja çfarë ka ndodhur

Bilanci i 24 orëve të fundit të pandemisë/ Ja sa të infektuar dhe humbje jetë janë shënuar

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora