Kryefjala e këtyre ditëve janë zgjedhjet, por kryeministri Edi Rama pak më parë dha një tjetër lajm në “Facebook”.
Ai njofton se Rinas kanë mbërritur 8190 vaksina të tjera anti-Covid të kompanisë Pfizer.
“8190 vaksina të tjera Pfizer mbërritën sonte, teksa vaksinimi vazhdon me ritëm të lartë #ShqipëriaBuzëqesh?”, shkruan Rama.







