Po bëhen pothuajse 8 vite që nga aksidenti ku në Alpe ku kampioni në formula 1 Michael Schumacher pësoi një dëmtim të rëndë në tru pasi u rrëzua kur po bënte ski.
Deri më tani ka shumë pak informacion për gjendjen e tij shëndetësore.
I vetmi informacion që u botua nga mediat gjermane, ishte ai ku ish-piloti u transferua nga spitali për në shtëpinë e tij që ndodhet në Gjenevë të Zvicrës.
Gazeta ‘Focus’ tha se kurrë nuk do të jemi në gjendje ta mësojmë shëndetin e ish-kampionit botëror në Formula 1 me ekipin e Ferrarit dhe duhet të pajtohemi me këtë.
Kjo gazetë tregon edhe dy arsyet pse familja e Schumit ka vendosur të mos-flasin.
E para është që Schumacher pësoi një dëmtim shumë të ndërlikuar në tru, saqë edhe mjekët më të mirë në këtë fushë nuk mund të jepnin një prognozë të besueshme.
Një arsye tjetër është se familja do të duhet ta informojë publikun çdo ditë nëse do të bënte herën e parë.