• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ilda Bejleri arrin qëllimin, ekrani i gjithi i saj: Do drejtoj programin që mban autorësinë time

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Ilda Bejleri arrin qëllimin, ekrani i gjithi i saj: Do drejtoj programin që mban autorësinë time
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Moderatorja Ilda Bejleri, në muajt e parë të vitit të kaluar, u shkëput nga televizioni. “Për momentin dua të shijoj gjërat e bukura, me familjen, me shoqërinë!”, tha ajo e pyetur për arsyen e largimit të papritur.

Por, së fundmi, Ilda ka zbuluar se do të rikthehet në ekran. Përmes një bisede në “Instastory” me ndjekësit, Ilda ka bërë të ditur se gjatë Kampionatit Europian do të sjellë një program të sajin.

“Për ‘Europian’ do rikthehem si autore/ moderatore me një program timin!”, ka shkruar Ilda, pa zbuluar më shumë detaje. Prej një sezoni është fakt tashmë që moderatorja e programeve të sportit, Ilda Bejleri, është shkëputur nga ekrani, për arsye që deri më sot nuk ishin bërë të ditura.

Por ndërkohë që ka kaluar më shumë se një vit nga angazhimi i saj në biznesin privat jashtë vëmendjes së publikut, ajo po përgatitet për rikthimin ashtu siç e kishte ëndërruar: një studio të gjithën për vete dhe një program që mban autorësinë e saj.

Duket se Ilda nuk bën dot pa ekranin dhe njoftimin për këtë rikthim ua tregoi ndjekësve me anë të një postimi në “Instagram”, ku shkruante: “Shihemi së shpejti!”.

Burime pranë saj tregojnë se ajo ka punuar për një projekt televiziv në fushën e sportit që do e moderojë e vetme kësaj here, por detajet mbeten t’i zbulojë vetë Ilda.

E ftuar në “Edicioni Veror 2020”, ajo foli rreth largimit të saj të papritur. Ilda zbuloi se ka preferuar të shijojë momentet me familjen dhe miqtë e saj. Pyetjes se a do të rikthehet, ajo iu përgjigj se gjithçka do të jetë një surprizë e bukur.

Ilda e përdori periudhën e shkëputjes nga biznesi për ta testuar atë, një qendër estetike mjaft luksoze në qendër të Tiranës. Për sa i përket largimit nga “Procesi Sportiv”, Ilda u shpreh se ishte mësuar të prezantonte e vetme dhe ndihej e lodhur nga klishetë dhe ndoshta kështu do të rikthehet.

“Oferta ka, por megjithatë dua që t’ia lë kohës dhe ta them atëherë kur të jetë momenti. Për momentin dua të shijoj gjërat e bukura me familjen, shoqërinë dhe miqtë. Do të jetë surprizë, por ju premtoj që do të jetë surprizë e bukur. Eksperienca ime te ‘Procesi Sportiv’ ka qenë diçka shumë e bukur, por isha mësuar që të prezantoja vetëm. Mendoj që ndoshta jemi lodhur pak nga klishetë, pra, edhe sporti ka nevojë për njerëz që thonë të vërtetën, për një analizë reale”, tha moderatorja vitin e kaluar.

Ndërkohë që ajo nuk ka qëndruar aspak indiferente ndaj ndeshjeve, madje herë pas here ka bërë pyetësorë në lidhje me futbollistët më të mirë apo të dobët të sezonit. Një video që tregoi rikthimin e emisionit “Procesi Sportiv” në ekran pa praninë e saj, nxiti dyshimet se moderatorja Ilda Bejleri ishte larguar nga “Top Channel”.

Aty thuhej se pas tre muajsh pezullim për shkak të pandemisë do të niste sërish transmetimi, por do të ishte vetëm Edi Manushi, Alesia Bami dhe analistët. Në postim mungonte Ilda Bejleri dhe kjo shtoi dyshimet e zërave që qarkulluan më parë se Ilda do të largohej nga ky televizion.

Kujtojmë se para më shumë se një viti moderatorja i dha fund rrugëtimit më shumë se 10-vjeçar në “Digitalb”, pas një përplasjeje me Dritan Shakohoxhën. Pasi nuk u pa më as te “Procesi Sportiv”, u fol se kishte nisur negociatat me televizionin “Klan”. Aludimet se Ilda mund të largohej nga “Top Channel” erdhën pasi u pa në një foto pranë Ardit Gjebresë në studion e tij në “Tv Klan”. Më pas rezultoi se ajo ishte bërë pjesë e sfilatës së stilistit Joni Peçi.

Kësaj here në rolin e modeles, Bejleri dëshmoi se i ishte kthyer buzëqeshja pas javëve traumatike që kaloi gjatë karantinës, ku mes lotësh deklaroi se po vuante nga ankthi dhe depresioni. Shumë shpejt Ilda la pas jetën e zymtë dhe lotët, për t’iu rikthyer haresë së jetës dhe biznesit, një qendër estetike për të cilën ka investuar milionat.

Moderatorja e “Procesit Sportiv”, pas pushimeve luksoze inauguroi biznesin e madh, për ngritjen e të cilit kishte muaj që punonte intensivisht. Një qendër masazhesh dhe hamami është biznesi i bukurisë, pamjet e të cilit Ilda i ka publikuar herë pas here në rrjetet sociale, duke na prezantuar kështu me jetën e saj të re si sipërmarrëse, ndërkohë që punën në televizion e bënte thjesht për hobi gjatë këtij viti që testoi biznesin me klientelën.

Ndjekësit e pyesnin se nga burojnë gjithë këto të ardhura për të ngritur një biznes të tillë, ndërkohë që ajo në televizion është paguar thjesht me pagë mujore? Moderatorja pak kohë më parë u komentua edhe për pushimet e saj luksoze dhe orën “Rolex” që mban në dorë, por menjëherë u dha përgjigje të gjithëve, duke pranuar se vjen nga një familje e pasur bejlerësh të Tiranës dhe nuk i kanë munguar asnjëherë paratë.

Më pas, ajo postoi në “Instagram” pamjet nga apartamenti luksoz, ku shihej teksa ecte në shtëpinë mjaft të madhe dhe të rehatshme. Në një intervistë tjetër, Bejleri tha se vinte nga një familje zotërinjsh dhe për këtë arsye bënte edhe jetë luksi. Ajo foli edhe për pasurinë e trashëguar nga gjyshja.

Në rrjetet sociale, një komentues e pyeti Ildën se si mundet që një gazetare në Shqipëri të ketë orë “Rolex” dhe ajo nuk hezitoi t’i përgjigjej kështu pyetjes 1 mijë dollarëshe.

“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe pa dyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër ‘tironse’ shumë e njohur e me tradita. P.s. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë!”, shkruante ajo.

Sa i takon punës në televizion, Ilda vitin e kaluar bëri ndryshimin e madh pas 11 vitesh punë në “Digitalb”. Për shkak të një konflikti me Dritan Shakohoxhën, ajo u largua nga imazhi i kësaj platforme, duke nisur një tjetër eksperiencë, atë të prezantueses së “Procesit Sportiv”, emision që po ashtu e la.

Ndërkohë që miqtë e saj flasin se Ilda është tërhequr nga ekrani për hir të biznesit, le të shohim se si do na surprizojë Ilda me rikthimin e saj me një projekt të vetin, e lodhur nga ndarja e ekranin me një tjetër bashkëmoderator./Panoramaplus.al

Pas

Tërmet në Indonezi/ Toka lëkundet me 6 ballë, shtatë persona humbin jetën

Para

Pse nuk e ndjek Meta në Instagram? Kryemadhi: Ka frikë mos i kërkoj

Para
Pse nuk mban mbiemrin Meta? Kryemadhi shuan kuriozitetin, ja si i përgjigjet pyetjes

Pse nuk e ndjek Meta në Instagram? Kryemadhi: Ka frikë mos i kërkoj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar