Pas incidentit të dhunës brenda KZAZ-së në zonën e Ali Demit në Tiranë, ka reaguar demokratja Oriola Pampuri.
Pampuri tha se dhuna u shkaktua nga dy persona të paidentifikuar që ishin futur në brendësi të KZAZ-së me mjet identifikimi.
“PS dhe PD janë paraqitur tek dera e shkollës. Brenda ishin dy persona që kishin badgen e KQZ, në momentin kur po nisnin procesin e numërimit ngacmuan dhe dhunuan, përgjakën vëzhguesin e PD së bashku me të afërmin e tij duke krijuar një atmosferë dhune. Kur pyetëm se kush ishin këta persona, vëzhguesit e PS, përfaqësuesit e PS dhe të kqz nuk i njihnin. Ata janë persona të paidentifikuar, dhunues që u paraqiten me badge.
Dy përfaqësuesit nga KQZ nuk kishin infgormacion për këta persona. Jashtë më thonë se janë dhunuar dhe djem të tjerë, përfaqësues të PD. Ishin dy persona që i ngacmuan vëzhguesit tanë. Unë kam qenë gjithë kohës këtu brenda dhe persona të tjerë dhunuan përfaqësuesin e PD”, tha Pampuri.








