Edhe njëherë kreu i PD dhe kryeministri janë përplasur në distancë duke komentuar ngjarjen e rëndë të Elbasanit.
Basha u shpreh në Open, se nëse prokuroria dhe polcia do të kishin bërë detyrën e vet nuk do të kishte viktimë në Elbasan.
“Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar dhe do të ishte parandaluar nëse Edi Rama nuk do kishte dështuar tu pjete shqiptarëve shtetin e së drejtës.Personi i cili dyshohet se është një nga shkrepësit është vetëdorëzuar në polici. Policia nuk ka zbardhur kush ka qëlluar i pari. Bandat janë bërë bashkë me Edi Ramën.
Si rezultat kemi këtë ngjarje. nëse policia nuk do të ishte e përulur para bandave dhe nuk do të kishte qëndruar aty pa bërë asgjë…nëse prokuroria, policia do të kishin vepruar nuk do të kishte pasur viktima. Nëse policia do të kishte bërë atë që bëri sot në Dibër nuk do të kishte viktima. Kemi një polici nën presion. Nuk ka asnjë justifikim për krimin e rëndë elektoral. Padiskutim drejtësia duhet të bëjë punën e saj. Duhet të çlirohen nga presioni politik. Nëse policia do të ishte bërë punën e saj kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur”.
Ndërsa në Opinion kryeministri Edi Rama tha se: “Kanë vrarë një njeri, kanë plagosur një punonjëse policie, me pretendimin se po blihej vota. Kjo skenë, e gjithë kjo është një tjetër arsye se pse shqiptarët në 25 prill duhet të votojnë masivisht për PS. Kjo është skenë e tmerrshme. Këtu fatmirësisht nuk ka viktima (Në Maqellarë). Preshi po, e sqaron policia dhe prokuroria, jo këta. Që bëjnë Shqipërinë të duket si një vend që kanë ardhur ‘hutut’ zulutë’. Këto skena Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë. Po rikthehen nga PD. Unë po përgjigjem. Ku i njeh ti ata njerëz që kanë qenë në makinë.
Akuzat që ngrihen janë pjesë e të njëjtës strategji që vazhdon për të ndotur maksimalisht procesin dhe PS. Ata që bëjnë akuzat i kanë duart me gjak. I kanë marrë jetën një njeriu dhe kanë plagosur një punonjëse policie. Ftoj qytetarët nëse skena, nëse grupi paramilitarë do të ishte i PS dhe Balla do të mbante fjalim para viktimës. Sapo policia është lajmëruar ka shkuar në vendin e ngjarjes, për Dibrën. Personat janë ndaluar dhe janë në prokurori. Gjyqin ia bën drejtësia.”