Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka shkruar në profilin e tij në rrjete sociale për presidentin e Republikës Ilir Meta.
Kalo në postimin e tij, komentin rezultatin e arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim në këto zgjedhje, duke ironizuar deklaratat e bëra nga Ilir Meta.
“Tash që LSI doli ‘forcë e parë dhe e paparë’, drejtuesi i saj faktik do të mbetet në Presidencë, apo do të marrë sfurkun e do të dalë maleve për liri?”- shkruan mjeku infeksionist.
Deri më tani, LSI ka marrë 5 mandate në të gjithë vendin.