Edhe një herë tjetër presidenti Ilir Meta ka përsëritur ftesën për një debat përballë me kryeministrin Edi Rama.
I ftuar në “Syri Tv” Meta tha Unë, në çdo kohë që ai është gati, të vijë unë e mirëpres. Në çdo kohë edhe nëse më fton në një studio tjetër. Mjafton që zoti Rama të vij dhe të pranoj ftesën për këtë debat.
Meta tha se vetëm pak orë i kanë mbetur Ramës në statusin e kryeministrit: Jam i lumtur që më në fund erdhi dita, ku populli shqiptar të shkojë në kutitë e votimit dhe ku të marrë sovranitetit e tij në dorë. Populli shqiptar do tregojë se është popull shqiponjash dhe jo sorrash.
Edi Rama eshte nje Kryeminister ne largim. Ai e mban kete detyre deri sot ne ora 00:00.
Ne ora 00:00 ai e mbyll detyren e tij. Pas kesaj ore ai nuk eshte me Kryeminister, por thjesht nje kujdestar.
Edi Rama që nga sot është kujdestar, ai e ka mbyllur mandatin. Pjesa tjetër pastaj janë thjeshtë procedura dorëzimi i ambienteve që janë për t’u përdorur nga Kryeministrit i ardhshëm.
Ambasada Amerikane është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Rama thjesht flet në emër të tyre.
Ai është një mashtrues dhe një intrigant dhe mbetet thjesht gruaja e Bilalit.