Duket se sot askush s’ka ndërmend ta respektojë heshtjen zgjedhore, pasi jo pak incidente dhe deklarata janë bërë.
Kështu, Partia Socialiste në Bashkinë Mat është ankuar pranë Komisionit të Administrimit Zgjedhor nr.16 Burrel dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se dega lokale e Partisë Demokratike Mat ka caktuar komisionerë me të kaluar kriminale.
“PS Mat ka evidentuar komisionerë në Lis dhe Frankth, shtetasit Y. Sula dhe K.Lika në Frankth janë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat për fallsifikim dokumentash dhe dhunë në familje.Nuk është hera e parë që PS Mat ankohet për Partinë Demokratike të këtij rrethi se cakton komisionerë persona problematikë”, thuhet në reagimin e PS.